26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

I shpallur në kërkim që prej 2018-ëspër trafikim kanabis, arrestohet në Tiranë 30-vjeçari

Behar Hajdini 30-vjeç, i dënuar me 7 vite burg për trafik droge ka përfunduar në prangat policisë së kryeqytetit. I riu u arrestua nga komisariati nr.3, pas marrjes së informacioneve për vendodhjen e tij

Ai ishte shpallur në kërkim që prej gushtit te vitit 2018, pasi së bashku me 4 persona të tjerë po trafikonin një sasi prej 67 kg kababis.

Në atë kohë u arrestuan Xhevahir Lusha, Ilirjan Selimi, Ervin Lika, dhe Besnik Lika, ndërsa në kërkim u shpall Hajdini në atë kohë 26-vjeç.

Katër vite më parë këta persona u kapën në flagrancë në rrugën “Teuta”. Sipas policisë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata po transportonin qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis nga banesa e vëllezërve Ervin e Besnik Lika, në bagazhin e një automjeti tip “Golf”.

Nw cilësinë e provës materiale u sekuestruan 67 kilogramë lëndë e narkotike e llojit kanabis sativa, 3 aparate celularë dhe automjeti tip “Golf”.

Për këtë ngjarje Hajdini është gjykuar në mungesë, ku është shpallur fajtor e dënuar me 7 vite burg, ku ditën e djeshme u vu ne prangat e bluve të kryeqytetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...