31.6 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

“Dhuratat për Putin ishin një shaka, Rusia të heqë dorë nga Zaporozhzhia, Kherson dhe rajoni i Donbasit”, shprehet Berlusconi

Presidenti i partisë “Forza Italia” dhe politikani, Silvio Berlusconi ka folur rreth deklaratës për dhuratat që ka marrë nga presidenti rus, Vladimir Putin dhe ka thënë se ishte një shaka.

Ish-presidenti i klubit italian të futbollit, Milan tha se ka marrëdhënieve me Putinin sikurse me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Në këtë situatë konflikti, ne mund të jemi vetëm me Perëndimin në mbrojtjen e të drejtave të një vendi të lirë dhe demokratik si Ukraina”, tha ish-kryeministri italian.

Ai iu referua edhe mundësisë së negociatave për paqe ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe tha se ato janë realiste nëse plotësohen disa kushte, raporton ansa.

“Ndoshta, vetëm nëse Ukraina në një moment do të kuptonte se nuk mund të llogarisë më në armë dhe ndihma, nëse nga ana tjetër, Perëndimi premtoi të sigurojë qindra miliarda dollarë për rindërtimin e qyteteve të shkatërruara nga lufta. Në këtë rast, Zelensky mund të pranojë të ulet në tryezën e bisedimeve”, thekson Berlusconi.

Kur bëhet fjalë për Putinin, ai tha se ishte dakord që Rusia të heqë dorë nga Zaporozhzhia, Kherson dhe rajoni i Donbasit, por ai gjithashtu theksoi se referendumet e reja duhet të mbahen në Donbas ku popullata do të votojë nëse dëshiron të jetë pjesë e e Federatës Ruse.

Në rastin e Krimesë, 86-vjeçari sqaroi se ajo pjesë nuk duhet të negociohet, që do të thotë se do të mbetet nën kontrollin rus.

Ai iu referua edhe deklaratës se gjestit të Putinit për dërgimin e një letre “të ëmbël” dhe 20 shishe vodka për ditëlindjen e tij, ai iu përgjigj duke dërguar 20 shishe verë Lambrusco dhe sqaroi se ishte një shaka.

“Mbaj mend që një nga përfaqësuesit më pyeti: “A ke marrë ndonjë dhuratë?” Unë u përgjigja “Po, sigurisht, njëzet shishe vodka”. Megjithatë, të gjithë në sallë e kuptuan që po bëja shaka”, përfundoi Berlusconi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...