36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Mina me telekomandë, tritol, armë e municione, policia e Shkodrës vë në pranga babë e bir

Një operacion në Shkodër ditën e sotme me mbështetjen e FNSH dhe RENEA ka çuar në arrestimin e dy personave, babë e bir, si dhe procedimin e dy të tjerëve dhe shpalljen në kërkim të një personi të pestë, teksa janë sekuestruar 2 armë zjarri, 3 mina me telekomandë, 1 kilogramë e 600 gramë lëndë eksplozive C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Drejtues i Parë Hamdi Fjora, në konferencë për shtyp, për finalizimin e fazës së 8-të të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.

Strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit, prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si dhe mbajtjes pa leje të armëve të zjarrit nga pjesëtarë të grupeve kriminale, kanë vijuar hetimet e thelluara për këtë qëllim.

Si rezultat i veprimeve të thelluara, bazuar dhe në inteligjencën informative për disa persona që janë anëtarë të grupeve kriminale, të cilët mund të fshiheshin në banesa dhe mbanin armë zjarri e municion luftarak me vete, me mbështetjen e Forcave Speciale RENEA dhe FNSH Tiranë, në koordinim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, mëngjesin e sotëm u finalizua faza e 8-të e megaoperacionit policor të koduar “Qarku”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë kryer 8 kontrolle banesash, në disa lagje të qytetit të Shkodrës.

Si rezultat i kontrolleve u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Petrit Kubazi, 52 vjeç, dhe djali i tij, shtetasi Gledis Kubazi, 20 vjeç, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë, për shkak të moshës, djali tjetër, shtetasi G. K., 16 vjeç, banues në lagjen “Guerile”, Shkodër.

Gjatë kontrollit në banesën e këtyre shtetasve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 3 mina me telekomandë, të lidhura me telefon, 8 kallëpe tritoli C4, gati për përdorim, me peshë totale 1 kilogramë e 600 gramë, kapsolla detonatore të lidhura me tela, të gatshme për përdorim, 1 armë gjahu (shotgun) me 2 gjerdanë dhe 50 fishekë, 1 radio si ato të Policisë, 1 aparat për bllokimin e valëve, 3 aparate celulare dhe 1 armë sportive.

Operacioni ka vijuar me kontrollin e banesës së shtetasit Cuf Mataj, në të cilën, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 1 armë zjarri kallashnikov, 5 krehra me fishekë dhe një sasi tjetër fishekësh kallashnikovi (gjithsej 280 fishekë), 1 armë zjarri pistoletë tip TT, me krehër me 7 fishekë, 20 fishekë luftarakë të kalibrit 7.9 mm, që përdoren për pushkë snajper, 5 krehra pistolete të kalibrit 9 mm me fishekë në të, 1 armë gjahu, 1 radio si ato të Policisë dhe 2 aparate celulare.

Shtetasi Cuf Mataj, për shkak të moshës së madhe, po ndiqet penalisht në gjendje të lirë, ndërsa djali i tij, shtetasi I. M., 45 vjeç, është shpallur në kërkim, pasi në momentin e kontrollit nuk është gjetur në banesë.

Gjithsej, gjatë kontrolleve të ushtruara në banesa, në kuadër të fazës së 8-të të këtij megaoperacioni u sekestruan:

2 armë zjarri, 3 mina me telekomandë, 1 kilogramë e 600 gramë lëndë eksplozive C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive, 1 bllokues valësh, 2 radio si të Policisë dhe fishekë luftarakë të llojeve të ndryshme.

Armët e sekuestruara do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme, pasi dyshohet se janë përdorur në ngjarje kriminale të ndodhura më parë në qarkun Shkodër, por jo vetëm.

Njëkohësisht, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë po vijon puna për zbardhjen e qëllimit të prodhimit dhe mbajtjes së minave me telekomandë, të cilat, nga veprimet e para hetimore dyshohet se do të përdoreshin nga një grup kriminal, për ngjarje kriminale.

Siç jeni në dijeni, Drejtoria Vendore e Policisë së Shkodër është përfshirë prej muajsh në megaoperacionin policor të koduar “Qarku”, si rezultat i të cilit, gjatë 7 fazave të realizuara më parë, janë sekuestruar 270 kilogramë kanabis, 476 bimë narkotike, dhjetëra doza kokaine, pajisje që shërbenin për përpunimin e kanabisit, 2 armë zjarri, 1 armë sportive, 4 automjete, 16 aparate celulare dhe muncion luftarak.

Në bashkëupim të ngushtë me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, në koordinim dhe mbështetje nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, ky megaoperacion është në vijim, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e personave që janë anëtarë të grupeve kriminale, si dhe për zbardhjen e ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë.

Sigurojmë qytetarët se strukturat e Policisë në qarkun Shkodër janë tërësisht të angazhuara dhe të vendosura për të luftuar me ashpërsinë e ligjit, krimin në përgjithësi dhe atë të organizuar në veçanti, dhe në këtë kuadër ftojmë sërisht qytetarët që të bashkëpunojnë akoma më shumë me Policinë, për krijimin e një ambienti më të sigurtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...