12.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Arrestohet në Shqipëri përdhunuesi serial, 45-vjeçari u ndalua në Shqipëri u zbulua nga shenja e gishtit

Arrestohet shqiptari Spartak Dyrmishi, i cili ishte në kërkim nga autoritetet greke për akuzën e përdhunimit. 45-vjeçari u ndalua në Shqipëri, pasi u zbulua nga shenja e gishtit. Mediat greke raportojnë se lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes së Qytetarit, Takis Theodorikakos.

“Muaji i mbarë. Pas një hetimi metodik dhe identifikimit të autorit dhe me bashkëpunim të shkëlqyer me organet e sigurisë shqiptare, autori i dyshuar i përdhunimit të gruas në Paleo Faliro ndodhet në prangat e policisë greke”, shkruan Takis Theodorikakos në postimin e tij në Tëitter.

Sipas informacioneve, Takis Theodorikakos ka biseduar tre herë me homologun e tij shqiptar duke kërkuar që të intensifikohen procedurat për gjetjen dhe dorëzimin e 45-vjeçarit tek autoritetet greke. Sipas të njëjtave informacione, autoritetet shqiptare e kanë identifikuar 45-vjeçarin nga shenja e gishtit të celularit dhe pasi e kanë arrestuar, në orën 2 të mëngjesit të sotëm ia kanë dorëzuar efektivëve të ELAS-it.

45-vjeçari, i cili tashmë është transferuar në GADA, pritet të dërgohet në prokurori.

Dyrmishi ishte në kërkim nga autoritetet greke pasi ka përdhunuar një grua dhe tentoi të kryente të njëjtën gjë me një tjetër. Përdhunuesi me tatuazh lëvizi gjatë gjithë kësaj kohe i pashqetësuar, ndërsa Policia shqiptare dhe ajo greke ishte në kërkim të tij. Ai është një përdhunues i pamëshirshëm dhe i rrezikshëm, e është identifikuar vetëm nga një tatuazh që e ka në krah. U raportua se ai fshihej në Vlorë, mirëpo mediat greke nuk kanë dhënë më shumë detaje se në cilin qytet është kryer arrestimi i tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

22-vjeçari dhunon nënën dhe vjedh sende e motorin e babait, arrestohet në Vlorë

0
Vlorë – Një ngjarje e rëndë familjare ka përfunduar me arrestimin e një 22-vjeçari në Vlorë. Sipas policisë, i riu, identifikuar si E. P.,...

“E godita me thikë në park” – 14-vjeçari pranon vrasjen e 12-vjeçarit në Birmingham

0
Birmingham – Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Birmingham, pasi një fëmijë 12-vjeçar, Leo Ross, u vra me thikë nga një i...

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt” – DJ Gimbo reagon ndaj pyetjes...

0
Një debat i ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania”, Rogert, pas një pyetjeje që ky i fundit...

Sherr me thika në Sarandë, dy të plagosur dhe dy të arrestuar

0
Sarandë – Një përleshje me shkopinj dhe thika në lagjen “Baba Rexhep” të qytetit të Sarandës ka lënë dy të plagosur dhe ka sjellë...

Vokshi nga Strasburgu: Shqipëria po shndërrohet në autokraci elektorale

0
Strasburg – Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka ngritur akuza të forta gjatë pjesëmarrjes në sesionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës,...