26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

“Ne kemi njohur vetëm 7% si rritje,nuk ka asnjë garanci vitin e ardhshëm”, Kovaci i pakënaqur me rritjen

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaci u shpreh se jo të gjitha universitetet në vend kanë mundësi të rrisin pagat prej 8%, ndërsa mori si shembull Universitetin e Shkodrës, që sipas tij nuk i ka mundësitë financiare për të rritur pagat e profesorëve.

Ai u shpreh se deri të mërkurën do të presin reagimin e qeverisë dhe nëse nuk do ketë zgjidhje, ata paralajmërojnë nisjen e grevës së urisë, pavarësisht se numri i pedagogëve që do marrin pjesë në të do jetë i kufizuar.

“Jemi në pritje të përgjigjes nga kryeministri. Ne kemi njohur vetëm 7% si rritje. Nuk ka asnjë garanci vitin e ardhshëm. Universitetet nuk kanë asnjë mundësi për rritjen e pagave. Kemi kërkuar që 30% të jetë i plotë dhe për stafin akademik , por edhe për personelin ndihmës . Nesër pasdite do jetë diskutimi i fundit, ora 16:00, sepse është mbyllja e orarit zyrtar të punës së qeverisë. Ne presim që ti japë zgjidhje. Ne do të mblidhemi këtu nëse ka zgjidhje apo jo, në varësi të asaj. Kemi një numër pedagogësh që janë gati të hyjnë në grevë, Kemi numër të kufizuar. Bëhet fjalë rreth 10 pedagogë, është simbolike. Janë nga universitete të ndryshme”, tha Kovaçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...