26.4 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Rama në Korçë/ Blegtorët kërkojnë ngritje të fabrikave të përpunimit të mishit

Një nga blegtorët e Korçës kërkoi sot nga qeveria ngritjen e fabrikave të përpunimit të mishit, duke qenë se mishi i dhisë në këtë zonë është kthyer në faktor tregu.

Ai theksoi se janë dy fabrika të përpunimit në zonë jo me financim nga shteti, por ato nuk mjaftojnë.

Ministria e Bujqësisë Frida Krifca i përgëzoi për këtë nismë të tyren por tha se qeveria nuk u përgjigjet dot të gjitha nevojave që ka blegtoria, e megjithatë është “meritë” e kryeministrit sipas saj që përmes “Open Ballkan” këto fabrika eksportojnë produktet e mishit në Serbi e Maqedoni të Veriut.

Pjesë nga takimi:

Rama: Leje ato tarifa minimale, ku paguani ju taksa, merrni niptin nuk e themi për t’ju vënë taksë. U duhet nipti për mbështetje me naftë. Duhet përsëri ju të bashkoheni dhe të thoni se doni këtë ndryshim sistemi, të na vijë uji me burim pastaj të shpërndahet në pika, për këtë investim ekstra ju duhet të paguani. Uji që vjen në çdo pemë dhe rrënjë duhet paguar. Është çështje vullneti, duhet që ata që janë gati të bashkohen, silleni te burimi qendror dhe pjesën tjetër e bëjmë vetë, kjo është marrëveshje “fair”.

Duhet të jemi shumë më bashkë, s’ndërtohet kuturu, por të kuptojmë ça na duhet, kjo shtëpia e frutave apo një frigorifer tjetër. Sa më shumë bashkime, kooperativa, quajeni dhe federatë po deshët si ata në Elbasan. Ata që ngrenë sytë nga qielli dhe hedhin mollën të pyesin veten pse ky tjetri 5metra larg tij e eksporton, se është e njëjta zonë. Nëse bëhemi bashkë askush nuk mbetet në rrugë të madhe sepse shtohet vlera e prodhimit. Tjetër është të dalësh në treg me 5 kg, e tjetër të dalësh me 500 kg.

Fermeri: Ne duhet të jemi konkurrentë në tregun rajonal dhe më tej, kam një kërkesë: Kemi nxjerr produktin e mishit të dhisë që është bërë faktor në treg, i gjithë investimi ynë është fokusuar në zhvillimin e linjave për cilësinë ushqimore, pjesa e prodhimit të mishit duhet parë. Shikohet me sy kritik se si mund të zhvillohet sepse mungon krejtësisht, mbase duhet subvencionim.

Krifca: Po shihja investimet në blegtori për ngritjen e stallave në Korçë, ka pak por jo se ka munguar mbështetja. Por nuk ka pasur shumë kërkesë, kjo më habit se është vend me traditë blegtorale. Nuk u përgjigjemi dot të gjitha nevojave që ka blegtoria, kemi kërkuar financim, skema mbështetëse në vitin që vjen ka si objektiv blegtorinë, nuk ecim dot me fabrikat e përpunimit, përgëzime për iniciativën e ndërmarrë. Janë dy fabrika me standarde europiane, falë “Open Ballkan” eksportojnë këto produkte në Serbi dhe Maqedoni. Falë kryeministrit janë zgjeruar tregjet per eksportet blegtorale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...