26.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Zbulohet magazina në Shkodër ku kultivohej kanabis, në pranga 25-vjeçari i sekuestrohen dy armë zjarri

Policia e Shkodrës ka zbuluar një magazinë, e cila ishte përshtatur për kultivim të lëndëve narkotike. Në kuadër të kësaj, në pranga ka rënë një 25 vjeçar, ndërsa janë sekuestruar dy armë zjarri përkatësisht;një pistoletë dhe një kallashnikov.

Njoftimi i policisë:

Zbulohet një magazinë e përshtatur për kultivim të bimëve narkotike, me anë të llambave. Policia gjen dhe sekuestron edhe 2 armë zjarri me silenciator (kallashnikov dhe pistoletë). Gjenden dhe sekuestrohen edhe fara kanabisi që do të kultivoheshin në ambientin e përshtatur me llamba. Arrestohet në flagrancë 35-vjeçari, poseduesi i sendeve të kundërligjshme.

Në vijim të megaoperacionit policor të koduar “Qarku”, strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, bazuar dhe në inteligjencën informative, finalizuan me sukses fazën e 9-të të këtij megaoperacioni, në kuadër të së cilës u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

, 35 vjeç, banues në fshatin Beltojë, Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në fshatin Beltojë, u zbulua një magazinë e përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, me anë të llambave. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 35 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që përdoren për këtë aktivitet kriminal.

Po në vijim të operacionit, në banesën e këtij shtetasi u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri me silenciatorë (kallashnikov dhe pistoletë), municion luftarak, një sasi farash kanabisi dhe një sasi vlerash monetare.

Një ditë më parë u finalizua faza e 8-të e këtij megaoperacioni, si rezultat i së cilës u sekestruan 2 armë zjarri, 2 radio policie, 3 mina me telekomandë, një bllokues valësh, 1.6 kg eksploziv C4, 2 armë gjahu, 1 armë sportive e munion luftarak. 2 shtetas u vunë në pranga, 1 u shpall në kërkim, ndërsa 2 të tjerë po procedohen penalisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...