12.5 C
Tiranë
Tuesday, March 17, 2026
spot_img

Merrnin para për certifikata pronësie, SPAK mbyll hetimet, dërgon për gjykim katër persona

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dërguar për gjykim katër persona të cilët akuzohen se merrnin para për certifikatat e pronësisë.

SPAK bënë me dije se për gjykim do të shkojnë Laert Pasha, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal, Saimir Braho, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal, Hamza Tola, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal si dhe Jorgo Kreku, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.

NJOFTIMI I SPAK
Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, më datë 12.05.2022 ka regjistruar procedimin penal me nr.102/2022, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 25, 259/2, 244/2 dhe 245/1/4 të Kodit Penal.

Nga hetimet e kryera u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Hamza Tola dhe Jorgo Kreku kanë kryer veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, të parashikuar në nenin 245/1 paragrafi 4 i Kodit Penal, për arsye se, me veprimet e tyre, ato i kanë kërkuar shtetasit Kastriot Kreku një përfitim të paligjshëm monetar, që varionte nga 1000 Euro deri në 3000 Euro, duke i premtuar ndërhyrjen tek të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Bako, të dy punonjës të ASHK Sarandë, me qëllim për ta ndihmuar atë në procedurën e pajisjes me çertifikatën e pronësisë.

 

 

Ndërkohë gjithashtu u administruan prova që vërtetojnë se të pandehurit Laert Pasha dhe Sajmir Braho, punonjës të ASHK Sarandë, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga neni 259/2 e 25  i Kodit Penal, me qëllim marrjen në favor të tyre të një përfitimi të paligjshëm monetar që varionte nga 1000 deri në 3000 Euro.

Në përfundim të hetimit Prokuroria  e Posaçme me datë 01.11.2022 ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së  Parë kërkesën për gjykim dhe aktet në ngarkim të  të pandehurve :

Laert Pasha, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.

Saimir Braho, i akuzuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga neni 259/2 e 25 i Kodit Penal.

Hamza Tola, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.

Jorgo Kreku, i akuzuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i 4 të Kodit Penal.

Gjithashtu në mbështetje të nenit 328/1, shkronja “dh” dhe 329/a të Kodit të Procedurës Penale, u kërkua pushimi i çështjes penale për shtetasin Kastriot Kreku, personi i cili ka denoncuar aktin korruptiv .

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjedi në Tiranë: Autoboti përplas për vdekje një grua pranë Gjykatës së Apelit

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është shënuar pak më parë në Tiranë. Një autobot i UKT-së ka përplasur një grua që...

Horoskopi ditor, e Martë, 17 Mars 2026

0
Dashi Dita sjell energji dhe vendosmëri, por duhet të kontrolloni impulsivitetin. Në punë mund të lindë një sfidë që kërkon zgjuarsi. Në dashuri, tregoni më...

Parashikimi I motit, e Martë, 17 Mars 2026

0
Më 17 mars 2026, moti pritet të jetë i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe kthjellime të herëpashershme. Paraditja do të dominohet nga vranësirat...

G-Bani kundër Shabanit: ‘Gjesti nuk e meriton burgun, nuk i mbani dot artistët me...

0
Pronari i kompanisë muzikore ONIMA, Erkand Shabani, paralajmëroi një padi ndaj këngëtarit G-Bani dhe disa të tjerëve për shpifje dhe nxitje dhune në lidhje...

Tragjedi në Indi: 10 të vdekur në zjarr në spitalin e urgjencës së Cuttack

0
Një zjarr i fuqishëm shpërtheu në departamentin e urgjencës së Kolegjit dhe Spitalit Mjekësor SCB në qytetin Cuttack, në shtetin lindor indian Odishë, duke...