13.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Dështimi i negociatave: Paloka: “Nëse nuk duan të bashkëpunojmë, nuk bashkëpunojmë ic”

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edi Paloka ka kritikuar kërkesat e grupit të Enkelejd Alibeajt pas dështimit të negociatave për të dalë bashkë me një kandidat në zgjedhjet vendore.

Në një prononcim për mediat përpara nisjes së mbledhjes me kryetarët e degëve të PD-së në Tiranë, Paloka tha se grupi i Alibeajt kërkonte ngritjen e strukturave të tjera jashtë partisë.

Sipas tij, në pikat që kërkonin ata, parashikohej vota unanime, çka do t’u jepte mundësinë e vetos atyre për çdo propozim që mund të bëhej në këto struktura.

Që në ditën  e parë kanë qenë primaret. Statuti edhe i vjetri, ai që sot e konsiderojnë të tyren, edha ai ka primaret. Nuk ka asnjë pikë që ne të na përoplaste për primaret. Në deklaratën e tyre kërkohej praktikisht eleminimi i gjithë strukturave të ngritura të PD-sëm, nga një vit sakrificash, kërkohej eleminimi i strukturës.

Theksohej që kërkohej një strukturë jashtë këtyre aktuale dhe të merrnin votë unanime. Sikur njëri prej tyre të kundërshtonte, i gjithë procesi binte poshtë. Kishte një veto që bëhet që kur ditën e parë mendon se si ta bllokosh këtë proces. Pse duhej vendosur një veto. Unë mund ta kuptoj që kjo mund t’i kërkohej Edi Ramës, por t’i kërkosh brenda partisë.

Unë kam biseduar me zotin Bardhi në Parlament. I kam thënë pikërisht këtë që po ju them ju. Pse duhet të krijojmë ngërçe për proces. Nuk po na detyron njeri të futemi këtu. Nëse nuk duan të bashkëpunojmë, nuk bashkëpunojmë ic”, tha Paloka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

25-vjeçari gjendet i vdekur në Oslo/ Hetimi për lidhjet e prindërve me Epstein ngre...

0
Edward Juul Rod-Larsen, 25 vjeç, është gjetur i vdekur në Oslo, në një periudhë kur po zhvillohen hetime mbi kontaktet e dyshuara të familjes...

‘Tigra letre’/ Khamenei sulmon SHBA-në: prania e tyre sjell pasiguri në Lindjen e Mesme

0
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, ka lëshuar një mesazh të ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, në një kohë tensionesh të vazhdueshme mes...

Trump rrit tarifat në 25% për automjetet nga BE/ “Nëse prodhojnë në SHBA, nuk...

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar rritjen e tarifave doganore për makinat dhe kamionët që importohen nga Bashkimi Evropian në masën...

‘Ishalla kështu vazhdon’/ Gimbo tregon takimin e Selin Bollatit me mamanë e tij: u...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP 5”, Gimbo, ka folur për marrëdhënien e tij me Selin Bollatin dhe një takim të rëndësishëm familjar mes tyre. I...

‘Një fundjavë si kauboj’/ Sydney Sweeney dhe Scooter Braun konfirmojnë lidhjen, romancë serioze mes...

0
Sydney Sweeney dhe Scooter Braun kanë bërë publike lidhjen e tyre, duke ndarë për herë të parë momente së bashku në rrjete sociale. Aktorja 28-vjeçare,...