34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Kush është boksieri që u kap nga DEA si i implikuar në trafikun e drogës, dikur roje sigurie i vëllezërve Klitschko

Boksieri malazez Goran Gogiç, i arrestuar në Amerikë për kontrabandë droge nga Kolumbia në Evropë, dyshohet se ka qenë roje e sigurisë së vëllezërve të famshëm, po ashtu boksierë, Vladimir dhe Vitali Klitschko.

Hetimet kanë shkuar në përfundimin se 43-vjeçari me shumë gjasa ka punuar për klanin Kavaçki dhe liderin e arratisur Radoj Zvicer.

Pjesë e këtij klani, i cili siç dyshohet e siguronte kokainën direkt nga prodhuesit në Kolumbi, ishin edhe shtetas serbë.

Prangosja e boksierit konfirmoi faktin se kriminelët nga Ballkani janë kthyer në ndër hallkat kryesore në zinxhirin e kontrabandës së sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut në Evropë.

Ai rrezikon të denohet me 10 vite heqje lirie deri në burg përjetshëm. Gogiç beson  në pafajësi dhe se kishte shkuar në SHBA për një konventë boksi. Boksieri u arrestua në përpjekje për të fluturuar drejt Zyrihut.

Aktakuza

Në aktakuzë thuhet se anëtarët e grupit kriminal të Ballkanit transportonin kokainë në Evropë nga Kolumbia, përmes porteve amerikane, duke përdorur vinça dhe rrjeta, falë të cilave e ngarkonin në anije mallrash drogën, e cila dërgohej me skafe përgjatë rrugëve të transportit. Dokumentet thonë se roli i Gogic ishte të mbikëqyrte dërgesat dhe të koordinohej me anëtarët e grupit, kontrabandistët kolumbianë dhe portet evropiane për të çuar kokainën në destinacionin e saj përfundimtar, shkruan Kurir.rs.

Karriera

Ai ishte një boksioer premtues, i angazhuar në mënyrë aktive në këtë sport nga viti 2001 deri në vitin 2012. Sipas mediave malazeze, ai fitoi 21 ndeshje dhe humbi 4, ndërsa 2 përfunduan në barazim. Burimet tregojnë se ai i dha fund karrierës në vitin 2012 dhe më pas nuk u pa në publik. Pikërisht në këtë moment besohet se është fokusuar dhe dedikuar tek biznesi i drogës.

Gjatë operacionit të zhvilluar në 2018, DEA kishte zbuluar drogës fshihej Radoje Zvicer. Siç deklaruan atëherë, në dokumentet gjyqësore nga Filadelfia, emri i tij përmendej edhe në deklarattën e një prej anëtarëve të ekuipazhit malazez që e pranoi krimin, ndërsa Gogiç ende nuk ishte zbuluar.

Gogiç e filloi karrierën e tij në boks pikërisht falë vëllezërve të famshëm, sepse ai punonte si sigurim i tyre. Kampionët e famshëm ukrainas të boksit, vëllezërit Vitaliy dhe Vladimir Klitschko, e njohën potencialin e tij, filluan të shtynon drejt boksit profesional,”-tha një person që e njihte nga afër. Por duket se pas “pensionimit” 43-vjeçari gjeti një mënyrë tjetër për të bërë para.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...