34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Bizneset në shqipëri protestojnë, “Çmimi i rritur në mënyrë abuzive i naftës po rrit kostot për çdo produkt”

Bizneset në Shqipëri kanë vendosur të protestojnë sot duke mbyllur qepenat në të gjithë Shqipërinë që nga ora 10:00 e së shtunës.

“Biznesi proteston, – thuhet në shpallje. – Bashkohu dhe ti me sindikatat, profesorët e universiteteve, të rinjtë dhe me të gjithë shqiptarët që kanë zgjedhur rezistencën përballë vjedhjes nga kjo qeveri antikombëtare.

Në deklaratën e shpërndarë tashmë në rrjetet sociale, bizneset kanë renditur gjendjen e tyre që është vështirësuar prej politikave të kësaj qeveria , që po i detyron të marrin këtë vendim.

Shkaku i parë i i protestës është çmimi i naftës. “Çmimi i naftës i vendosur nga qeveria është tërësisht abuziv dhe i papërballueshëm dhe si pasojë ka rritjen e kostove për çdo produkt.”

Shkaku i tyre i protestës është rritja trefish e çmimit të energjisë “jo nga lufta në Ukrainë, por nga korrupsioni që Shqipëri, që e falimenton biznesin”.

Shkaku i tretë: “Amnistia: për paratë e korrupsionit, po jo për bizneset që kanë vite që paguajnë taksat.

Po ashtu, edhe tre shkaqe të tjera thelbësore.

Në thirrjen për protestë theksohet se “Greva është refuzim i vjedhjes së parave publike. Një qëndrim mbarëkombëtar rezistence me anë të të cilit, shqiptarët i thonë politikanëve në pushtet se refuzojnë të pranojnë, se ata janë të paprekshëm, ndërkohë që bizneset dhe qytetarët shtypen çdo ditë.

Greva mund të marrë forma nga më të ndryshmet. Zgjidh atë që përshtatet më shumë.

Biznesi proteston, përfundon thirrja: Bashkohu dhe ti me sindikatat, profesorët e universiteteve, të rinjtë dhe me të gjithë shqiptarët që kanë zgjedhur rezistencën përballë vjedhjes nga kjo qeveri antikombëtare”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...