25.8 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

“Popullsia civile nuk duhet të vuajë”, Putin miraton evakuimin e civilëve nga zona e Khersonit

Presidenti rus Vladimir Putin e ka miratuar publikisht, evakuimin e civilëve nga zona të Khersonit të pushtuar nga Rusia në jug të Ukrainës.

Forcat e Kievit kanë avancuar në mënyrë të qëndrueshme në qytetin port.

Putin tha se njerëzit që jetojnë në zona të rrezikshme duhet të largohen pasi “popullsia civile nuk duhet të vuajë”.

Të paktën 70,000 njerëz raportohet se janë zhvendosur tashmë nga Kherson – i vetmi qytet i madh i fituar nga Moska që kur trupat e saj pushtuan në shkurt.

Civilët në rrezik nga bombardimet dhe sulmet duhet të “largohen”, tha Putin, gjatë festës së Ditës së Unitetit në Sheshin e Kuq të Moskës.

Kievi akuzon Rusinë për dëbimin me forcë të civilëve ukrainas – gjë që konsiderohet një krim lufte – edhe pse Moska e mohon këtë.

Sulmet intensive të Rusisë me raketa dhe dronë në infrastrukturën civile anembanë Ukrainës kanë shkaktuar viktima dhe dëme të mëdha dhe e kanë detyruar Kievin të bëjë ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike.
Komentet e Putinit pasuan njoftimet e së enjtet, se edhe ushtarët rusë ishin larguar nga Kherson – gjë që do të shënonte një tërheqje të madhe.

Një zyrtar i instaluar nga qeveria ruse në këtë rajon, Kirill Stremousov, u tha mediave ruse se Moska “ka të ngjarë” t’i tërheqë trupat e saj nga zona.

Zyrtarët ukrainas mbajtën qëndrim të kujdesshëm, duke paralajmëruar se kjo lëvizje mund të ishte një kurth për të joshur ushtarët e tyre në zona të rrezikshme.

Kherson u kap menjëherë pasi Rusia sulmoi fqinjin e saj më 24 shkurt, por kohët e fundit forcat ukrainase e kanë rimarrë në mënyrë të qëndrueshme territorin në periferi të qytetit.

Civilëve iu kërkua fillimisht të largoheshin nga Kherson në mes të muajit të kaluar, pasi ushtria ruse e kaloi qytetin në pozita mbrojtëse.

Komandantët ushtarakë thanë më vonë se kishin përfunduar një operacion për evakuimin e banorëve të qytetit, përpara një beteje të pritshme atje.

Rusia e pretendon rajonin e Kherson dhe tri rajone të tjera të Ukrainës si territorin e saj, megjithëse nuk kontrollon plotësisht asnjë prej tyre. Ajo organizoi me nxitim “referendume” lokale për të justifikuar pretendimin – një veprim i dënuar ndërkombëtarisht.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...