Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me deklaratën e Kishës Katolike për fenomenin e shpopullimit të vendit.
Përmes një reagimi në ‘Facebook’ Vasili, duke iu referuar deklaratës së Kishës, pohon se kjo e fundit i ka bërë një skaner objektiv kësaj problematike.
Sipas Vasilit, kjo tregon dhe përmasat e dhimbshme të këtij fenomeni.
REAGIMI I VASILIT
Skaneri patriotik dhe objektiv i Kishes Katolike per Shpopullimin nxjerr vetem nje fajtor:Edi Ramen!
Kisha Katolike i ben shpopullimit nje skaner objektiv dhe shume te vertete, qe tregon permasat shume te medha dhe te dhimbshme te kesa tragjedie te pashembullt, qe po rrezikon shume rende ekzistencen e kombit tone.
Mirenjohje pa fund Kishes Katolike per vizionin e thelle patriotik dhe kombdashes per Shqiperine dhe shqiptaret.
Pyetjet e Kishes Katolike jane ekzistenciale per vendin dhe çdo shqiptar, kur ajo pyet
‼️”Duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim:
▪️Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë.
▪️Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë?
▪️Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi?
▪️E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë?
▪️Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë”
‼️”Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër”.
Skaneri i Kishes Katolike zberthen permasat tragjike ku ka depertuar Shpopullimi ne cdo familje shqiptare kur thote:
‼️”Pas çdo personi apo familje që përpiqet të emigrojë, ekziston rreziku i trafikimit të qenieve njerëzore nga grupet e ndryshme të strukturuara kriminale dhe përdorimi i tyre për qëllime po kriminale jashtë vendit”.
‼️”Situata është e qartë në sytë e të gjithëve. Këtë na e konfirmon puna baritore e motrave dhe meshtarëve, si edhe dëgjimi i besimtarëve tanë, të cilët në mënyrë dramatike na rrëfejnë se si familje të tëra preferojnë të emigrojnë prej frikës se nuk mund t’u garantojnë një të ardhme të sigurt fëmijëvë të tyre e se shumë prej tyre kanë humbur shpresën për të jetuar në Shqipëri”.
‼️”Në këtë mënyrë kemi një boshatisje totale të strukturave shkollore në zonat rurale (kjo d.m.th. një të ardhme pa të rinj) dhe mungesën e atyre që mund të quhen profesionet më të çmueshme për zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të vendit tonë, siç është personeli shëndetësor, arsimor dhe profesione të ndryshme”.
Skaneri patriotik dhe shume i pergjegjshem i Shpopullimit tregon qarte se fajtori i vetem dhe armiku me i eger i shqiptareve eshte Edi Rama.
Edi Rama me nje strategji te zeze, qe shperben dhe asimilon Shqiperine e nxit qellimshem shpopullimin per te ta lene ne Shqiperine ne duart e nje grushti mafiozesh te pasur, qe kerkojne te kene nen vete njerez pa liri, pa te drejta, te nenshtruar, pa gjuhe dhe pa goje, qe tu sherbejne ne kokeulur ne heshtje.
Fakeminderit imzot Angelo Masafra, faleminderit!