29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Meta: “Duhet të bëjmë gjithçka, ashtu siç na porosit edhe Papa Françesku, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta i ka bërë jehonë deklaratave të shqetësimit të ngritura nga Kisha Katolike, lidhur me shpopullimin e vendit.

Meta ka shkëputur një pjesë nga thirrja e tyre, që ngre pyetjen se kujt do t’i ngelet vendi bosh nga emigrimi i shqiptarëve.

Reagimi i kreut te Partise se Lirise Ilir Meta:

Një apel i fuqishëm dhe mesazhe të mençura të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë që na ftojnë të gjithëve për reflektim për tragjedinë e pashembullt të shpopullimit të qëllimshëm përmes një axhende antikombëtare që po rrezikon seriozisht ekzistencën tonë:

‼️”Duke parë një situatë të tillë dramatike, na vjen të pyesim:
👉 Vendi i lënë bosh nga shqiptarët që emigrojnë, kujt do t’i mbesë❓
👉 Kujt jemi duke ia dorëzuar këtë tokë❓
👉Cili është projekti për të ardhmen e këtij vendi❓
👉E gjithë kjo pasuri që gjendet në këtë tokë, në duart e kujt do të jetë❓

‼️”Nëse jemi demokraci nuk duhet të kemi frikë t’u përgjigjemi me kurajo këtyre pyetjeve të drejta dhe legjitime të qytetarëve tanë.

‼️”Askush nuk mund t’i delegojë të ardhmen e vet një sistemi politik as iluzionit të një jete më të mirë diku tjetër”.

Mirënjohje Kishës Katolike dhe të gjithë klerit shqiptar për vizionin patriotik dhe kombëtar.

Duhet të bëjmë gjithçka, ashtu siç na porosit edhe Papa Françesku, që shqiponjat të qëndrojnë dhe të kthehen në folenë e tyre dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve
Të bashkohemi kundër shpopullimit!

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...