27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Është koha të largohet kjo qeveri dhe jo të ikin të rinjtë”/ Meta: “Rritja e pagave të peaagogëve është një emergjencë e menjëhershme”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, kërkoi nga qeveria shtyrjen e taksimit për profesionet e lira dhe rritjen e mbështetjes financiare për studentët dhe pedagogët.

Gjatë një deklarate për media nga selia e PL, Meta ftoi të rinjtë anembanë vendit që të bashkohen në protestën kombëtare të 12 nëntorit në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet dhe të largohet nga pushteti kjo qeveri, e jo të largohen ata në emigrim.

“Është koha të largohet kjo qeveri dhe jo të ikin të rinjtë dhe të rejat nga ky vendi. Ndaj unë besoj në një pjesëmarrje të studentëve, maturantëve dhe të gjithë të rinjëve në protestën paqësore të 12 nëntorit në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet”, tha Meta

Ai theksoi gjithashtu se rritja e pagave të pedagogëve është një emergjencë e menjëhershme pasi ata përgatisin të ardhmen e vendit.

“Ne kërkojmë shtyrjen e taksimit për profesionet e lira deri në përfundimin e krizës pasi e dim sa rëndon kjo në kurriz të profesionistëve që kontribuojnë për këtë vend dhe kjo do t’i shtynte ata drejt largimit.

Mbështetja ndaj arsimit është minimale dhe këtë vit ka një përkeqësim të mëtejshëm. Rritja e pagave është e domosdoshme për të përballuar rritjen e çmimeve dhe inflacionin. Në këtë drejtim rritja e pagave të peaagogëve është një emergjencë e menjëhershmme, për misionin që ata kanë për të ardhen e vendit tonë. Kërkojmë një mbështetje për pedagogët dhe studentët pasi ata kërkojnë standrdet që kanë kolegët në rajon dhe asgjë më tepër. Ju i din sa kanë shkuar kostot e banesave në tiranë, janë për të papërballueshme dhe këto cënojnë studentët në arsimimin e tyre dhe familjet e tuyre. Kemi një kryeministër që nuk i shikon shkaqet e shpopullimit te politikat e tij të dështuara por e shkikon te Britania dhe Bashkimi Evropian”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...