27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Vendi po zbrazet nga dita në ditë për shkak të politikave të qeverisë”/ Meta: “Kërkojmë heqjen e gjobave 10 fish”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar sot mbledhje me Komitetin Drejtues Kombëtar të Rinisë. Gjatë fjalës së tij, Meta ka akuzuar qeverinë se me politikat që po ndjek, po zbraz vendin pasi qytetarët shqiptarë po emigrojnë masivisht.

Sipas Metës, politikat që po ndjek qeveria i shërben vetëm klientëve të saj dhe oligarkëve.

Meta: Dua të shpreh mirënjohjen më të thellë për angazhimin e të rinjve. Jam i sigurt se përfaqësimi i Partisë së Lirisë do ndiqet nga përzgjedhja e shumë prej jush në Këshillin Bashkiajk të Tiranës dhe në të gjitha bashkitë e tjera.

Vendi po zbrazet nga dita në ditë për shkak të politikave të qeverisë, tërësisht të gabuara që shkojnë drejt një kliebntele të qeverisë kundër shumicës së popullit shqiptar. Ndaj mbështesim gjithë ato propozime.

Treguesit e konsumit janë në rënie. Çmimet e konsumit janë në rritje. Çmimet e ushqimit bazë është në rritje. Borxhi publik është në rritje. Borxhi llogaritet në 11.9 miliardë euro. Normat e interesit bazë janë në 2.75% duke shtuar kostot e huamarrjes. Në këtë situatë, të gjitha përpjekjet e qeverisë për të mbajtur në kontroll borxhin duke kufizuar shpenzimet sociale, janë në dëm të qytetarëve shqiptarë. Shkojnë vetëm në interes të klientëve të qeverisë, oligarkëve. Ne edhe njëherë tjetër kërkojmë heqjen e gjobave 10 fish.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...