12.5 C
Tiranë
Saturday, January 31, 2026
spot_img

Lirohen gjithë të shoqëruarit një ditë më parë nga policia pas operacionit në Vlorë në ‘Call Center’

Të gjithë të shoqëruarit një ditë më parë nga policia pas operacionit në Vlorë në ‘Call Center’ janë liruar. Policia konfirmon se nuk ka asnjë person të arrestuar. Ndërkohë hetimi vazhdon për personat që janë përfshirë në skenat e mashtrimit përmes Call Center.

Operacioni u zhvillua një ditë më parë nga SPAK, ndërsa dy ‘Call Centerat’ Eurovision dhe Reboot, të cilët dyshohet se mashtronin qytetarë janë bllokuar. Nga kërkimi në QKB rezulton se të dy kompanitë kanë një pronar, që është një biznesmen me emrin Alban Sinanaj. SPAK ka sekuestruar kompjuter dhe prova materiale të cilat mund të çojnë në zbulimin e skemave të mashtrimit ose personave të përfshirë në të.

Një letër porosi e ardhur nga shteti spanjoll për ‘Call Centar-a’ më bazë në Shqipëri që mashtrojnë shumë qytetarë të këtij vendi, ka bërë që SPAK të urdhërojë një operacion në disa qytete të vendit. Forca policore spanjolle u panë një ditë më parë në Elbasan e Vlorë bashkë me oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit teksa zhvilluan kontrolle në disa call-centera, me dyshimet për skema mashtrimi me kriptomonedha dhe bursa fiktive. Report Tv solli edhe pamjet ekskluzive nga operacioni i policisë spanjolle në katin e tretë të një qendre tregtare në Elbasan, ku zhvillonte aktivitetin një call center.

Call centera-t janë identifikuar nëpërmjet IP-ve. Burimet thanë se prej disa muajsh SPAK ka marrë letër-porosi të dërguara nga Gjermania, Italia dhe Spanja, të cilat raportojnë një numër të madh të qytetarëve të tyre të mashtruar për investime në bursa fiktive apo edhe në kriptomonedha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen pesë tonë marijuanë në Serbi, arrestohen dy persona

0
Policia e Serbisë, në bashkëpunim me Prokurorinë Publike për Krimin e Organizuar, ka sekuestruar pesë tonë drogë të llojit marijuanë në fshatin Konjuh, pranë...

Izraeli pranon shifrat e viktimave në Gaza: rreth 70,000 palestinezë janë vrarë, shumica civilë

0
Në një ndryshim historik, ushtria izraelite ka pranuar për herë të parë si të sakta shifrat e viktimave të publikuara nga autoritetet shëndetësore të...

Ariana Grande shfaqet me “gjashtë gishta” në Vogue dhe e kthen gabimin në shaka

0
Ariana Grande nuk la pa humor një gafë të dukshme në një set fotografik për Vogue Japan, ku në një nga fotot dukej se...

Keijsi: “Më nxori vetja ime” – Ish-banori i “Big Brother VIP 5” flet pas...

0
I ftuar në “Big Brother Radio”, Keijsi ka rrëfyer eksperiencën e tij në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, pas përjashtimit të mbrëmjes së...

Albana Vokshi në Asamblenë e Këshillit të Evropës: “Mos-raportimi mbi të drejtat sociale është...

0
Deputetja e PD dhe zv.presidentja e EPP Women, Albana Vokshi, ngriti sot shqetësimin e fortë për Shqipërinë dhe dy shtete të tjera që nuk...