25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Parandalohet ngjarja kriminale në Vlorë, policia prangos 42 vjeçarin e maskuar me Porsche pa targa

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar nga Forcat Shqiponja, pak pas mesnate në qytetin e Vlorës.

Rreth orës 01:50 nga shërbimet Shqiponjave u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasit Hasan Hasanaj i datëlindjes 01.05.1980 banues në Vlorë lagjia Partizani, pasi ky shtetas lëvizte me automjetin e tij tip Porsche ngjyrë blu pa targa dhe nuk ju bind urdhrit të ligjshëm të patrullës Shqiponja për të ndaluar por u largua me shpejtësi në brendësi të lagjes Isa Boletini.

Shërbimet e Shqiponjave dhe te Rendit janë vënë në ndjekje të personit i cili ishte i maskuar në drejtim të mjetit dhe u bë i mundur ndalimi dhe prangosja e tij në nje rrugë dytesore pas rreth 15 minutash ndjekje. Në momentin e prangosjes ky shtetas tha se ishte konfliktuar te Club Calvin dhe për këtë arsye qe maskuar dhe kishte hequr targat e mjetit.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjet nje maskë, 1 mjet prerës thikë dhe targat e automjetit.

Gjatë testit të kryer nga qarkullimi rrugor rezultoi se personi ishte në gjendje të dehur me testin 1.410 mgl. Në momentin e ndalimit u vu re se personi kishte hematoma në fytyre dhe kërkoi ndihmë mjekësore pasi tha se e kishin goditur disa persona në një klub nate. U shoqërua per ndihmë në spitalin rajonal Vlorë ku dhe u shtrua për kontrolle të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...