8.5 C
Tiranë
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

SPAK kërkon rikthimin në qeli të Alqi Bllakos, mbërrin sot në Gjykatën e Apelit

Në GJKKO do të mbahet sot seanca ndaj ish deputetit të PS Alqi Bllako, për të cilin SPAK ka kërkuar rikthimin në qeli. Bllako bashkë me avokatin e tij Sokol Hazizaj kanë mbërritur në ambientet e gjykatës.

Pritet që Gjykata e Posaçme e Apelit të vendos nëse Bllako do të qëndrojë në arrest shtëpie apo do të rikthehet në qeli.

Gjykata e Posaçme vendosi ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” ndaj ish-deputetit Bllako më 6 tetor.

Avokatët e tij kërkuan zëvendësimin e masës arrest me burg në “arrest shtëpie” me argumentin se i pandehuri duhej te kujdesej per femijet e tij, dhe gjykata e pranoi.

Bllako kishte 6 muaj në qeli për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me konçensionin e inceneratorit të Fierit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT