25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë shkund Italinë, ja qytetet ku u ndie me shumë

Një tërmet është regjistruar këtë mëngjes në Itali. Epiqendra e tërmetit ishte në bregdetin Pesaro Marche në një thellësi prej 8 kilometrash dhe me magnitudë 5.7 ballë.

Tërmeti u ndje në të gjithë Italinë qendrore dhe u pasua më pas edhe nga lëkundje të tjera herë pas here. Tërmeti u ndje edhe në Romë, Firence, Bolonja dhe në veri të Italisë, deri në Trentino.

Kokainë me vlerë 3.5 milionë euro e fshehur tek marshi i makinës, arrestohet 21 vjeçari shqiptar në Itali, si u kap nga policia
Për shkak të tërmetit është pezulluar lëvizja me tren në afërsi të Ankonës, pasi dyshohet se janë dëmtuar binarët e hekurudhës dhe do kryhen kontrolle. Në zonën e Ankonës, tani për tani, janë raportuar çarje në mure, klinika Villa Igea është evakuuar.

Ende nuk ka raportime për njerëz të lënduar. Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, tha se është në kontakt me agjencinë e mbrojtjes civile të shtetit, që monitoron situatën.

Shumë njerëz të frikësuar kanë dalë në rrugë. Të gjitha ekipet e zjarrfikësve, veçanërisht në zonën e Pesaros, por edhe në Ankona, janë jashtë për kontrolle.

Kryebashkiaku i Senigallia ka urdhëruar mbylljen e shkollave të të gjitha niveleve për të verifikuar nëse ndërtesat kanë pësuar dëmtime në strukturë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...