29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“I verbuar nga vjedhjet”/ Berisha: “Rama nuk mund të fshihte kurrë 60% të aksionerëve të një kompanie shumë miliardëshe, po të mos ishte e tij”

Kryetari i PD-së, Sali Berisha akuzoi sot kryeministrin Rama se tentoi të fuste në kurth edhe NATO-n për ti hapur rrugë ndërtimit të portit të Durrësit.

“I verbuar nga vjedhjet, i pangopur në vjedhje, Rama nuk ka të ndalur. Ju e morët vesh megaaferën shumë miliardëshe të portit të Durrësit, megaaferë që vetëm trualli tokë publike e portit kushton minimumi 3 miliardë euro. Megaaferë në të cilën ndërtimi shkon të paktën 3-4 miliardë euro. Që të gjitha këto nga një kompani 60% e të cilës nuk dihet asnjë aksioner, është top secret, sepse të gjitha janë të Edi dhe Olsi Ramës, kësaj bande të rrezikshme anti-shqiptare që është vërsulur me tërbim ndaj pasurive të këtij populli”, tha Berisha.

“Rama nuk mund të fshihte kurrë 60% të aksionerëve të një kompanie shumë miliardëshe, po të mos ishte personalisht e tij. i ka dhënë vetes statusin e investitorit strategjik, i përjashtuar nga tvsh dhe taksat e tjera. Rama me këtë mega aferë ka përjashtuar nga taksa e infrastrukturës dhe taksat e tjera kompaninë me vëllezërit Karic. Në këtë mega aferë Rama ka shkelmuar në mënyrë flagrante nenet 70, 71 dhe 74 të MSA-së, të cilat i imponojnë Shqipërisë respektimin e rregullave të konkurrencës. Me këtë mega aferë Rama ka privuar Shqipërinë nga porti i saj mijëra vjeçarë, por edhe BE-në dhe NATO-n. Komisioni i Transportit të BE-së, ka përcakuar portin e Durrësit si një nga dy portet strategjike në rajon. Rama bëri përpjekje të turpshme për të përfshirë NATO-n në këtë mega aferë. Sekretari i përgjithshëm e kuptoi se kishte të bënte me një kurth korruptiv të një njeriu që nuk vjedh vendin e tij dhe tha “kjo është çështje e vendeve anëtare”.

 

 

 

 

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...