4.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Plagosja me thikë e kryetarit të bashkisë Divjakë, ‘VOA’: Fredi Kokoneshi ka dëmtime në mushkëri

Kryetari i bashkisë së Divjakës, Fredi Kokoneshi dhe shoferi i tij Gazmend Bullari u plagosën të premten paradite me thikë afër institucionit nga një person i cili u arrest menjëherë më pas nga policia.

Sipas dëshmitarëve, Orges Xhelili, i cili kishte qenë punonjës i mirëmbajtjes së sistemeve kompjuterike në Bashkinë Divjakë dhe ishte liruar pak kohë më parë nga detyra, ka qëlluar gjashtë herë me thikë në shpinë, kryebashkiakun. Shoferi Bullari i cili ka qenë aty pranë, ka ndërhyrë, por dhe ai është qëlluar po ashtu dy herë me thikë nga Xhelili.

Dy të plagosurit, morën ndihmë në spitalin e Lushnjës dhe i janë nënshtuar ndërhyrjeve kirurgjikale. Në vlerësimin paraprak të mjekëve, ata rezultojnë të jenë jashtë rrezikut për jetën. Nga burime të spitalit, mësohet se kryetari i bashkisë Kokoneshi si pasojë e goditjeve në pjesën e shpatullës ka dëmtime në mushkëri, ndërsa shoferi i tij Gazmend Bullari, i cili ka marë goditje në bark, ka dëmtime në stomak dhe është në gjendje më të rëndë.

Fredi Kokoneshi u zgjodh për herë të tretë në krye të Bashkisë Divjakë, në vitin 2019, si përfaqësues i Partisë Socialiste në një garë ku kandidoi i vetëm pasi opozita nuk mori pjesë në zgjedhjet vendore.

VOA

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Shqipëria dhe Mali i Zi në prag të anëtarësimit ekonomik në BE brenda tre...

0
Shqipëria dhe Mali i Zi po pozicionohen si liderët e Ballkanit Perëndimor në rrugën drejt Bashkimit Europian, me një perspektivë reale për anëtarësim, por...

Helikopteri rrëzohet pranë aeroportit të Beneventos: 1 viktimë dhe 1 i plagosur

0
Një helikopter është rrëzuar në lagjen Olivola, pranë aeroportit të Beneventos në Itali, duke shkaktuar vdekjen e një personi dhe plagosjen e pilotit. Viktima...

Stuhi rekord në SHBA: 42 të vdekur dhe 200 milionë të prekur nga moti...

0
Një stuhi e fortë ka përfshirë Shtetet e Bashkuara, duke shkaktuar deri tani 42 viktima dhe duke prekur rreth 200 milionë banorë. Të vdekurit...

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

0
Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro...

Studim amerikan: Lufta në Ukrainë ka shkaktuar gati 2 milionë viktima ushtarake mes Rusisë...

0
Pushtimi i Ukrainës nga Rusia ka sjellë pasoja shkatërruese në aspektin njerëzor, me gati dy milionë viktima ushtarake të regjistruara deri më tani, sipas...