Ish-Kryetari Bashkisë së Shëngjinit Salvador Kaçaj prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Lezhës.
“Duke vleresuar dhe njohur shumë mirë komunitetin, anetarët e Partisë Demokratike, simpatizantët e kësaj forcë politike dhe vullnetin për ndryshim në qytetin tim të Lezhës, mendoj se ka kaluar koha për t’ia kthyer drejtimin e Bashkisë sonë, të grabitur nga Rilindasit, Edi Rama dhe Pjerin Ndreu, PD dhe demokratëve, aq të shumtë në numër e të fortë në zemër.
Për të kërkuar votat tuaja në PRIMARET historike, realizuar nga Partia Demokratike une bazohem në një pafundësi arsyesh, që më lidhin me qytetin tonë të Lezhës.
1. Eksperienca ime 4 vjecare ne drejtimin e Komunes se Shengjinit. Te gjithe lezhjanet e dine se me nje pune kolosale ne arritem ta kthejme Shengjinin ne perle te turizmit bregdetar, jo vetem per shqiptaret e Shqiperise, Kosoves, Maqedonise se Veriut dhe Malit te Zi por per mbare Europen. Në Shengjinin e rinovuar te Lezhes, pervec turizmit, ne gdhendem me kembengulje traditat dhe historine kulturore te treves lezhjane, duke zgjuar interesim nderkombetar per viset tona te vendlindjes.
3. Me deformimet që po vuan qyteti yne ne keto vite te Rilindjes, me Bashki te vjedhur politikisht dhe te drejtuar keq, perla e veriut te Shqiperise, nepermjet administrimit serioz duhet te ndryshoje gjithcka.
Ky ndryshim fillon qe nga punesimi, rritja e te ardhurave, stimulimi i prodhimit, infrastruktura, sistemi arsimor dhe shendetesor, ndihma per pensionistet dhe familjet ne nevoje, e deri tek lidhjet me jashte nepermjet binjakezimit e bashkepunimit.
Ne jemi qytet – port i rëndësishëm, por i nenvleresuar, i lene ne harrese qellimisht nga politikat antikombetare te Qeverise Rama.
Qeveria e majte, edhe pse ka gllaberuar te gjitha pushtetet, nuk ka folur asnjehere per portin e Shengjinit. Ne ligjeratat dhe programet e saj kane dominuar porti i Durresit, Vlores dhe Sarandes, natyrisht per perfitime te caktuara politike dhe ekonomike. Rama kurre nuk e permendi portin e Shengjinit, duke e lene ate ne degradim e keshtu duke lene Lezhen ne mjerim.
Nje prove me shume e urrejties se tij per veriun, per Lezhen dhe Lezhjanet.
4. Mungesa e vemendjes ndaj Lezhes dhe keqmenaxhimi i rilindjes ne keto vite te pushtetit totalitar, ka sjelle largimin e mijera njerezve, kryesisht te rinj. Pushteti Vendor, i orientuar mire politikisht dhe i investuar sakte ekonomikisht, eshte rruga per te permiresuar plagen me te rende kombetare sot, Hemorragjine Njerezore. Ne demokrateve na lind detyra ta ndalojme kete fenomen te tmerrshem.
5. Qyteti jone i Lezhes ka nevoje per nje kontribut te jashtezakonshem, jo vetem ne administrimin e pushtetit lokal por edhe ne sport. Me ekipin e Beselidhjes sone te dashur, une hodha hapat e para ne futboll, fitova shume experience, per te arritur deri tek Kombetarja e Shqiperise me ballafaqime shume te rendesishme ne arenen nderkombetare. Ngjyrat e Beselishjes jane ende mbi supet dhe ne zemren time si nje embleme triumfale. Kete mundesi qe une e pata, duhet ta kete cdo i ri apo e re, qe ka endërr sportin.
Ju kerkoj te gjithe demokrateve dhe simpatizanteve, qe do jene pjese e kesaj mundesie te jashtezakonshme te primareve, per te me dhene mundesine te kthej borxhin qe kam te Lezha dhe cdo qytetar i saj”, deklaroi ai nga selia blu.