11.5 C
Tiranë
Saturday, March 21, 2026
spot_img

Meta i përgjigjet Ramës për Portin e Durrësit: “12 Nëntori është vetëm fillimi i asaj stuhie që do i japë përgjigjen përfundimtare”

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta reagoi pas deklaratave të bëra nga kryeministri Edi Rama në konferencën me gazetarët në lidhje me Portin e Durrësit.

Meta ironizoi kreun e qeverisë, duke thënë se Porti i Durrësit është krenari njësoj si Inceneratorët, ndërsa shtoi se edhe kjo histori do të përfundoi me disa bedela.

“Krenari si Inceneratorët. Këto janë krenaritë e investimeve mafioze. Edhe kjo histori do përfundojë me disa bedela. Kam edhe një mesazh tjetër për çdo punonjës në zyrat e sjytetit të jetë i kujdesshëm të mos i bindet urdhrave që e kompromentojnë në shkeljen e ligjit, në vjedhje, në grabitje.

 Edi Rama e ka zgjidhur problem timin e tij. Do të jetë shumë shpejt përpara drejtësisë. 12 Nëntori është vetëm fillimi i asaj stuhie që do i japë përgjigjen përfundimtare. Ëndrra e tij për të zhdukur pluralizmin politik është varrosur me kohë. Do të bëjmë të gjitha veprimet për të parandaluar këtë krim monstruoz që mund ta bëjë vetëm një njeri i marrë peng nga ata që kërkojnë defaktorizimin e Shqipërisë. Ky asgjëson portin dhe ndërtimi i një porti të ri do të ishte shumë i kushtueshëm dhe do të devijonte të gjithë trafikun e importeve dhe eksporteve që zhvillon në Portin e Durrësit”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Vaksinë” kundër ankthit dhe depresionit? Zbulimi i ri me PA-915 ngjall shpresë

0
Një studim i ri në fushën e Neuroshkencë po tërheq vëmendjen globale, pasi studiuesit kanë zhvilluar një përbërës eksperimental që mund të funksionojë si...

“Eskortat VIP ekzistojnë” – Sabina Mete komenton fenomenin dhe luksin e pajustifikuar

0
E ftuar në emisionin “Live From Tirana”, gazetarja dhe ish-banore e Big Brother VIP 5, Sabina Mete, ka folur hapur për një nga temat...

“Xhami dopio, s’je ti për këshilla!” – Përplasje e fortë mes Rogertit dhe Stenaldos...

0
Debatet nuk kanë munguar në shtëpinë e Big Brother VIP 5, edhe pse dita nisi me premtimin për qetësi. Rogerti u përfshi në një...

Operacioni “Grudë e Re” në Shkodër: Arrestohet 21-vjeçari i shpallur në kërkim

0
Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar “Grudë e Re”, pasi dyshohet se ka ndihmuar...

Operacioni “Stolen Line” në Tiranë: Sekuestrohen makina luksoze të vjedhura, procedohen dy persona

0
Operacioni policor i koduar “Stolen Line” vijon në Tiranë, ku autoritetet kanë goditur një rast të trafikimit të automjeteve të vjedhura nga jashtë vendit. Gjatë...