25.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Projekti i Portit të Durrësit/ Meta: “Në krye të gjithë kësaj afere është Rama, është shkelës i kushtetues”

Kreu i PL, Ilir Meta ka deklaruar se në projektin e Portin e Durrësit janë përfshirë edhe pseudo-opozitarë, por sipas tij “në krye të gjithë kësaj afere është Rama”.

Teksa e quajti një projekt mafioz ku do ketë pastrim gjigand parash, Meta tha se do ndërmarrin çdo iniciativë për ta ndalur.

Ilir Meta: “Në krye të gjithë kësaj afere është Rama, është shkelës i kushtetues, ligjeve, mashtrues i opinionit publik për të fshehur projektin mafioz. Është në dritën e diellit. fakte të reja do dalin, është mësuar të përfshirë përfaqësues të opozitës pseudo opozitarë, por filmat, përgjegjësia janë të tij. Është përgjegjësi penale sepse është prona më e madhe e Shqipërisë.

Jemi bashkuar iniciativës së deputetëve të opozitës duke e çuar në Gjykatën Kushtetuese, është diskriminim i hapur i një kategorie biznesi, për ndërtuesit që favorizon Rama krijohen lehtësira, për ndërtuesit e tjerë kemi ato kushte që tregojnë pabarazi. Do ndërmarrim çdo iniciativë për parandalimin e projektit mafioz, është pastrim gjigand parash, rrezikon që Shqipëria të mbetet pa port mallrash për një kohë të gjatë, përveç probleme që do të na sjellin në integrimin në BE.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...