Në pjesën e parë të ditës reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët, ndërsa në veriperëndim me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites vonë në veriperëndim, qendër dhe jugperëndim reshje shiu me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike. Më tej marrin karakter lokal.