24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Porti i Durrësit/ Berisha: “Vetëm hajdutë si Rama mund të firmosin kontratë si kjo, më mirë që të veprojë SPAK”

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se kontrata që kreu i qeverisë Edi Rama parashikon të firmosë për Portin e Durrësit përmban një pikë që detyron edhe qeveritë e tjera që do të vijnë në pushtet të paguajnë paratë.

Ai paralajmëroi kompanitë e ndërtimit që do të përfshihen në këtë projekt se do të përfshihen në listën e zezë.

“Ky nen edhe njëherë jua lexoj që t’ia përcillni shqiptarëve. Pamundësia e heqjes dorë nga kontrata. Asnjë dispozitë nuk bën të mundur tërheqjen e njërës palë nga kontrata. Edhe nëse ikën Rama edhe qeveria që vjen është e detyruar të hedhë paratë. Vetëm hajdutë si ai mund të firmosin kontratë si kjo. Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet përveç kontratave të Edi Ramës. SKAP-i kryen një vepër penale që nuk ndalon. Është më mirë që të veprojë SPAK. Ai gjyq do të jetë i pashmangshëm. Edi Rama ka firmën e tij mbi një bonus që i jep një sipërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë.

Merr bonusin në vitin 2016 dhe vetëkrijohet 8 muaj mbrapa. I kapur përfundimisht. Për të besuar se në këtë mënyrë do i mbyllë dhe do i lërë në harresë njëra pas tjetrës. Jam sot këtu për të përshëndetur qytetarët e Zagrebit që hodhën në kosh të plehrave Mahnatanin. Një kompani e cila e lidhur me vëllezërit Karriç dhe Lukashenkon, Vuçiçin. Edi Rama mbrëmë paraqiste Eagle Hill si kompania që do të ndërtojë projektin në Zagrebin në një kohë që qytetarët atje e kishin hedhur në kosh të plehrave. Mashtron publikisht qytetarët shqiptarë se kësaj kompanie i është besuar ndërtimi në Zagreb. Në një kohë që ajo histori është mbyllur dy vite më parë nga qytetarët e Zagrebit. Kryetari i bashkisë atje kishte hapur garën. Si duket nuk kishte për vete kompani. Edi Rama nuk hap garë se e ka të veten kompaninë.

Të gjitha këto e bëjnë situatën në Shqipëri eksplozive. Qytertarët shqiptarë nuk mund të pranojnë të qëndrojnë duarkryq para akteve të tilla. PD do përdorë të gjitha format për të kundërshtuar këtë plaçkitje të pronës publike më të çmuar që sot kanë shqiptarë. Porti mijë vjeçar i Durrësit është më i çmuar se çdo pronë tjetër publike në këtë vend. Do i prijmë të gjitha nismave për dështimin e këtij projekti. Çdo kompani ndërtimi që merr pjesë në këtë projekt do të futet në listën e zezë dhe i paralajmëroj të mos shndërrohen në shushunja për të vjedhur një pronë publike të qytetarëve shqiptarë. Po regjistrohen nënkontraktore tani në Durrës”, deklaroi ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...