13.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Po ndihmonte bashkëkombasin e tij të futej ilegalisht në vendin tonë, arrestohet 44-vjeçari turk në Portin e Durrësit

Një 44-vjeçar turk me iniciale A.S. është arrestuar nga policia në Portin e Durrësit pasi ka ndihmuar një bashkëkombas të tij të futet ilegalisht në vendin tonë.

Sipas policisë ai i ka dhënë pasaportën e një personi tjetër në mënyrë që të futej në vendin tonë.

Njoftimi i policisë

Evidentohet dhe goditet një rast tjetër i dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. U kap në flagrancë duke i dhënë një shtetasi të huaj, një pasaportë false, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, vihet në pranga 44-vjeçari (shtetas turk).

Shërbimet e PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive në kufi, kanë evidentuar një rast tjetër të dhënies ndihmë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Si rezultat, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi:

-A. S., 44 vjeç (shtetas turk), banues në Francë, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

44-vjeçari u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Kufitare, në portin e Durrësit, duke i dhënë shtetasit N. F. (turk), pasaportën e një shtetasi tjetër, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të kundërligjshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...