29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha: “Protesta e 12 nëntorit domosdoshmërish duhet të vazhdohet me protesta të tjera”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka propozuar datën tjetër kur do të mbahet protesta e radhës.

Ai tha që në nisje të mbledhjes së Kryesisë se protesta e radhës do të jetë në 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë do të mbahet samiti Ballkani Perëndimor-BE.

“Me aferat e tij shumë miliardëshe , tani kjo e fundit me Portin e Durrësit, PD i mbetet që me gjithë fuqinë e saj, protestat e veta. Beteja e PD është betejë për ekzistencën e demokracisë në Shqipëri dhe kjo është e vërteta. Nuk duhet të harrojmë se kur të gjitha institucionet kontrollohet dhe përfundojnë në duart e një partie kjo në të gjitha përcaktimet është shteti monopartiak apo diktaturë e një partie she kjo është e vërtetë në Shqipërisë, ndaj protesta e 12 nëntorit domosdoshmërish duhet të vazhdohet me protesta të tjera dhe data 6 dhjetor mendoj unë është një rast që populli opozitar të ngrejë zërin para të gjithë botes.”, tha ai.

Mes të tjerash Berisha tha se këtë protestë liderët europiane duhet ta marrin si akt mirëseardhjeje, ndërsa për qeverinë do të jetë një akt armiqësor.

“Protesta jonë synon para së gjithash të dëshmojë se në këtë vend, i cili po varfërohet, po vidhet, shkretohet, çdo muaj e më shumë, aspiratat demokratike janë të pavdekshme, janë të forta. Ndaj ftoj që ta marrim këtë si akt mikpritje ndaj tyre, dhe padiskutim armiqësor, flagrant, ndaj Edi Ramës, i cili në aferat e tij turpëron çdo njeri, çdo komb dhe lirinë.”, pohoi Berisha, duke shtuar: “Me këtë agjendë betejë, kundër monizmit dhe ekzistencën  e pluralizmit. Mbrojtjen e pasurisë më të madhe publike që kanë shqiptarët sot, Portin e Durrësit që po plaçkitet në mënyrën më të paimagjinueshme dhe po përvetësohet nga klani Rama me klane të tjera. Natyrisht agjenda mund të ketë dhe do ketë çështje të tjera, por mendoj se një popull I shndërruar nuk do thosha atë që ka thënë një gazetar italian me të drejtë kur u mbush stadium i Barit, ‘popull fantazëm’;, por një popull gomonesh po. Protesta e jonë synon të dëshmojë se në këtë vend që po varfërohet, vidhet e shkretohet aspirate demokratike europiane janë të pavdekshme. Kam bindjen se populli opozitar e pret këtë thirrje me dëshirën më të madhe për të paraqitur në arenë e lidershpit europian problematikat me të cilat përballet sot”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...