23.2 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha prezanton kandidaturën në primare për Bashkinë e Vorës

Sekretari për Diasporën në PD Indrit Hoxha ka prezantuar sot kandidaturën në primare për Bashkinë e Vorës.

Hoxha tha se rëndësia e këtyre zgjedhjeve përligj një impenjim në terren të drejtuesve më të lartë të PD.

Ai theksoi se këtë akt e kryen në vazhdën e figurave të rëndësishme politike të Partisë Demokratike që zgjodhën të përballen në bashkitë më të vështira duke hequr dorë nga mandatet, apo duke i dhënë peshën e duhur politike garës.

DEKLARATA E PLOTË
Me përgjegjshmëri të lartë dhe duke vlerësuar rëndësinë e këtyre zgjedhjeve lokale si një proces kyç, madhor dhe i patjetërsueshëm për kthimin e besimit të shqiptarëve tek vota e lirë, unë Indrit Fatmir Hoxha, si Sekretar për Diasporën paraqes kandidaturën time për Bashkinë e Vorës.
Këtë akt e kryej në vazhdën e figurave të rëndësishme politike të Partisë Demokratike që zgjodhën të përballen në bashkitë më të vështira duke hequr dorë nga mandatet, apo duke i dhënë peshën e duhur politike garës.

 

 

Unë besoj se rëndësia e këtyre zgjedhjeve përligj një impenjim në terren të drejtuesve më të lartë të PD. Unë jam veçse një kontribuues modest në këtë drejtim, por kam energjinë dhe motivimin për ta fituar këtë garë.
Bashkia e Vorës, një bashki tradicionalisht e djathtë sot është e uzurpuar padrejtësisht  nga socialistët të cilët po i privojnë elektoratit të saj real  dhe qytetarëve shërbimet, vendimmarrjern një  qeverisje vendore të denjë.

Vora është një zonë jo vetëm me tradita por me rëndësi të madhe ekonomike dhe strategjike në aksin Tiranë-Durrës. Ndaj, duke shpallur kandidaturën time për primaret e kësaj bashkie, unë afirmoj rëndësinë që i kushton Partia Demokratike çdo bashkie, çdo njësie të qeverisjes vendore në këto zgjedhje.
Duke kërkuar votën e anëtareve dhe simpatizantëve në këtë zonë unë afirmoj vullnetin tim për të punuar me përkushtim për një fushatë model, për një fushatë të fuqishme, për një fushatë në mbrojtje të votës së lirë krahas kësaj me një program real zhvillimi të kësaj zone të bllokuar në procesin jetik të zhvillimit nga mafia, ndërthurja e interesave dhe nga pushteti socialist totalitar që ka zaptuar dhe falimentuar gjithçka.
Së bashku do ta çlirojmë Vorën nga kjo kapje!
Së bashku do të bëjmë që Vora të shpërthejë potencialin e saj, do të bëjmë që ajo të  jetë nyja industriale e Shqipërisë në trekëndëshin më të zhvilluar të ultësirës perëndimore, Tiranë-Durrës-Lezhë.
Ky kandidim është një mesazh për të gjithë strukturat e Partisë Demokratike në bazë, për të gjithë faktorët influentë të kësaj zone, për të gjithë simpatizantët dhe votuesit tanë .
Unë kandidoj për t’i dhënë bashkisë drejtimin e nevojshëm në funksion të shpërthimit të impulseve që ka zona e mrekullueshme e Vorës në të gjithë dimensionin, në të gjithë territorin e saj me diversitet, me rëndësi ekonomike dhe me potencial për të qenë një motor zhvillimi për të gjithë Vorën.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...