30 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Arrestohet 58-vjeçari nga Gjirokastra, kontrabandonte cigare dhe alkool

Evidentohet dhe goditet, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, 1 rast i kotrabandimit të mallrave.

Sekuestrohen steka me cigare, pije alkoolike dhe produkte ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara, një sasi parash dhe 2 aparate celulare.

Vihet në pranga 1 shtetas.  Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë vijuar kontrollet e automjeteve që transportojnë mallra.

Në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, në afërsi të fshatit Sofratik, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin me drejtues shtetasin H. Zh. Gjatë kontrollit në këtë automjet janë gjetur 25 steka me paketa me cigare, pije alkoolike dhe produkte të ndryshme ushqimore, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një shumë parash dhe 2 aparate celulare.

Në vijim të veprimeve procedurale, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. Zh., 58 vjeç, banues në Gjirokastër, për veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilët paguhet akcizë ose me pezullim të plotë apo të pjesshëm nga detyrimet doganore ose të akcizës” dhe “Kontrabanda me mallra të tjera”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme procedurale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...