30 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Meta: “Koha për të bërë gjithçka që t’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës, që quhet Rilindja”

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me strukturat në qytetin e Lezhës. Meta tha se është koha për të bërë gjithçka që t’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës, që quhet Rilindje.

Ai theksoi se këtë gjë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm.

“Për të shprehur vullnetin e Partisë së Lirisë dhe vullnetin tim për një Shqipëri që iu përket të rinjve dhe një Lezhë që iu përket të rinjve dhe të rejave. Të gjithë atyre të cilëve duhet tua heqim nga mendja idenë se vetëm largimi nga Lezha dhe Shqipëria mund t’iu japë një jetë më të mirë. Kjo ide është asgjësuese për të ardhmen e Lezhës, të Shqipërisë, për të ardhmen e familjeve shqiptare dhe për të ardhmen e kombit tonë”.

Sot dhe Forbes e rendiste Shqipërinë si vendin e tretë në botë sa iu takon të larguarve. Si një vend që ka lënë pas Sirinë, Afganistanin e shumë vende të tjera në gjendje lufte. Shkaqet janë të qarta, pasiguria e madhe për të ardhmen, korrupsioni i jashtëzakonshëm, pamundësia e të rinjve për të pasur një jetë të garantuar, me dinjitet, me paga që garantojnë një dinjitet në shoqëri dhe mundësi për të ndërtuar të ardhmen. Koha për të bërë gjithçka që t’i japim fund këtij regjimi shpresëvrasës, që quhet Rilindja. Këtë gjë e kanë të qartë dhe socialistët e ndershëm. Ju jeni dëshmitarë të dallimeve të mëdha në të kaluarën dhe të sotmen për sa i takon dëgjimit të zërit të qytetarëve, konsultimit me ta të projekteve të qytetit. Ju jeni dëshmitarë se si janë braktisur fusha e bregut të Matës, e Torovicës, Zadrimës dhe askush nuk punon sepse qeveria e ka braktisur bujqësinë e blegtoraninë jo vetëm në Lezhë.

Përse duhet të eksportojë Maqedonia 3 deri në 4 herë më shumë ushqime, prodhime bujqësore, blegtorale se sa Shqipëria. Në këtë vend pothuajse janë përgjysmuar dhe bagëtitë sepse nuk ka pasur asnjë politikë serioze për mbështetjen e bujqësisë dhe blegtorisë. Ndaj ikin shqiptarët nga kjo mungesë mbështetjeje, nga kjo mungesë perspektive. Ikin nga mosrritja e pagave”, deklaroi Meta.

 

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...