28 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Krifca apel fermerëve: Tregohuni vigjilentë, mbroni jetën e kafshëve dhe prodhimet bujqësore

Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca thotë se Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me anë të katër Drejtorive Rajonale është në kontakt me fermerët dhe kujton rekomandime të hollësishme se si ata duhet të tregohen vigjilentë për të marrë masa në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së kafshëve në fermë dhe prodhimeve bujqësore.

Postimi:

Të dashur fermerë,

Ndërsa situata meterologjike vijon të jetë e ngarkuar, me reshje të shtuara dhe erëra të forta, jemi duke mbajtur në monitorim të gjithë hidrovorët përmes Drejtorive tona të Ujitje Kullimit të cilët deri tani paraqiten në kuota normale. Drejtoritë janë në gatishmëri dhe komunikim të vazhdueshëm me strukturat e Emergjencave Civile, Bashkitë dhe OSSHE.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve, me anë të katër Drejtorive Rajonale është në kontakt me fermerët dhe kujton rekomandime të hollësishme se si ata duhet të tregohen vigjilentë për të marrë masa në mbrojtje të shëndetit dhe jetës së kafshëve në fermë dhe prodhimeve bujqësore.

Rreziku i shkarkesave elektrike nga kushtet klimatike kërkon kujdes të veçantë në tufat e blegtorisë që ndodhen në kullota, ndërsa intensiteti i lartë i reshjeve të shiut mund të shkaktojë përmbytje të tokave bujqësore apo serave. Për të kërkuar ndihmë në raste përmbytjesh, mund të kontaktoni në numrin e gjelbër 08003366.

Autoriteti Kombëtar i Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve [email protected].

Bashkë për Bujqësinë

Bashkë për Shqipërinë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...