22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore do të inspektojë centralin bërthamor në Zaporizhzhia

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore ka njoftuan se të hënën do të inspektojë centralin bërthamor në Zaporizhzhia të Ukrainës. Njoftimi vjen pas dy ditë bombardimesh në atë zonë, çka ka ringjallur drojën për një katastrofë të mundshme.

Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore, e njohur shkurtimisht si IAEA, tha se përreth centralit më të madh bërthamor në Evropë kishin ndodhur më shumë se një duzinë shpërthimesh të dielën, në valën e fundit të goditjeve me artileri.

“Edhe pse nuk kishte asnjë ndikim të drejtpërdrejtë në sistemet kryesore të sigurisë bërthamore dhe të sigurisë në central, goditja me artileri ishte mjaft pranë. Flitet për metra dhe jo kilometra”, tha Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore Rafael Grossi. “Kushdo që po bombardon pranë centralit bërthamor të Zaporizhzhia-s, po rrezikon jetët e shumë njerëzve”.

Kievi dhe Moska kanë fajësuar vazhdimisht njëra-tjetrën për bombardimet pranë centralit bërthamor, ndërsa vazhdon fushata e agresioni rus ndaj Ukrainës.

Një zëdhënës i Kremlinit u tha gazetarëve të hënën se vendet e tjera duhet të përdorin ndikimin e tyre për të ndihmuar në dhënien fund të sulmeve në Zaporizhia.

Mes një dimri të acartë në Ukrainë, Rusia ka vazhduar sulmet nga ajri ndaj rrjetit elektrik dhe infrastrukturës së rëndësishme të vendit fqinj, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike për miliona ukrainas.

Sipas njoftimeve nga presidenca ukrainase, vetëm në rajonin Zaporizhia, forcat ruse goditën me artileri infrastrukturën civile të disa zonave, duke rrënuar 30 shtëpi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...