Motra e Saimir Sulës, të riut që erdhi nga Spanja i vdekur e që i ishte hequr zemra në mënyrë të fshehtë nga spitali është rikthyer sërish në vëmendje, ajo sot po proteston për bërjen e një ADN-je verifikuese se kujt i përket kjo zemër që është gjetur, si iu gjet, pse iu hoq, janë shumë pyetje që e motra nuk ka ende një përgjigje.
Një historik i ngjarjes
Ngjarja ka ndodhur më 8 maj 2020 rreth orës 23:00. Pandemia ishte në fazën fillestare. Një i ri shqiptar i quajtur Saimir Sula ka hyrë në Spitalin del Mar ( Barcelona ) i shoqëruar nga motra e tij Majlinda. Djali kishte temperaturë dhe shkoi të bënte një test covid, i cili doli negativ. Ata e futën brenda, ndërsa motra e tij qëndronte jashtë në pritje të rezultateve. 18 orë më vonë, ekipi mjekësor në spital thirri Majlindën për t’i thënë se vëllai i saj kishte vdekur.
Vdekja e çuditshme u pasua nga një sërë misteresh që familja e viktimës ende nuk i ka sqaruar. E para është se, sipas motrës së të ndjerit, kanë tentuar ta djegin trupin në kohë rekord. Majlinda nuk pranoi sepse pa mavijosje në trupin e vëllait të saj dhe kërkoi që kufoma do të transferohej në Shqipëri , vendlindja e saj, ku do të kërkonte një autopsi të dytë. Arkivoli mbërriti në Tiranë dhe u krye testi i dytë. Ekipi që e kreu atë lëshoi një raport duke siguruar se trupi kishte mbërritur pa zemër.
E motra:
Edhe më kanë bllokuar, kanë qeshur dhe më kanë përbuzur, kanë bërë kërkesa me shkrime duke u bazur me ligj, ka një ligj, kam qindra telefonata zotit Manja dhe asnjehre nuk kam marrë përgjigje. Sot zemra e Saimirit nuk është kthyer në Shqipëri. Vëllai im Saimir ishte shtetas shqiptar, autopsia u bë në mjekësinë ligjore shqiptare. Protestoj zvarritjen dhne mosinteresimin nga zinxhiri i drejtësisë. Ju rikujroj zoti Rama se në shkriut 2021 Etilda gjonaj i nisi porosi shtetit spanjioll kerkese per ndihme juridike pasi mjekesi ligjire ne Shqiperi konstataoi se trupi kishte ardhur pa zemer, jo vetem zoti Gjonaj po u lidh ne video konference me homologun e saj.Manja pse nuk është lidhur me homologun e tij ne Spanjë ku ndidhet zemra e shtetasit shqiptar. Ne qershor 2021, autoritetet spanjolle thane se kishin gjetur zemren, ku ishte nje vit e enje uaj. Pse nuk u konstatua që e mbajtën zemrën? |Për një vit e nje muaj zemra ndahet nga trupi.Derisa ne familja bejme nje autopsi të dyte se ka mungese te organeve.
Nese ju nuk reagoni kjo prove nuk do te behet kurre. Kjo zemre nuk ëhstë e Saimirit. Datat e asaj zemre jane kur Saimiri ishte gjallë. Kjo zemer nuk e di kujt i perket. Ajo zemer gjejeni kujt i përket. Ose ëhstë trafikaur ose fsheur si provë e dhunës nga bodiagardet ne spital. Ju Rama me duhet që zinxhiri i drejtësisë të mos hedhtë, zotio Manja, prokurori i Tiranës. Nga koj letër porosi është kther një pergjigje dhe nodhet ne ministrinë e Drejtësisë, pasi Manja hesht dhe nuk ia dërgon spanjës se nuk kemi përkthyes të gjuhës katalanase.