27.5 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Përmbytja ishte ngjarje e paralajmëruar”/ Meta: “Në Shkodër Hidrovoret s’kanë qenë në punë për mungesë të energjisë”

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat, deklaroi se Shkodra u përmbyt pasi hidrovoret nuk ishin në punë pasi mungonte energjia elektrike.

Meta theksoi se fondit për Veriun për emergjenca është vetëm 80 mijë euro në vit sa një ditë në inceneratorin e Tiranës.

“Përmbytja ishte ngjarje e paralajmëruar. Tashmë 1685 ha në bashkinë e Shkodrës të përmbytura, qindra e mijëra shtëpi të rrethuara nga uji, shumë familje të bllokuara, ndërkohë që bashkia e Shkodrës dhe autoritetet vendore nuk u lajmëruan sipas ligjit. Në Shkodër Hidrovoret s’kanë qenë në punë për mungesë të energjisë. Në Lezhë 1300 ha të përmbytura. Kjo situatë kritike është dhe në fushë-Krujë, 150 Ha në Mullqinë dhe Mallkuç. Natyrisht nuk mund të ngelej jashtë përmbytjeve dhe Durrësi, me zonën e ish-Kënetës dhe qendra e betonizuar e këtij qyteti, te Veliera. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe kur fondi vjetor i Bordit të Kullimit për Shkodrën, Kukësin dhe Lezhën është 80 mije euro në vit. Është aq sa vjedh vetëm për një ditë inceneratori i Tiranës, që nuk ekziston. Dëmet llogariten në qindra mln euro”, tha Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...