34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Aksioni i SPAK, DEA-s dhe policisë malazeze, porositësi dhe djali i tij mbaheshin nën vëzhgim

Në Frakull të Madhe të Fierit deri ne orët e vona të mesnatës kanë vijuar lëvizjet e policisë në kuadër të operacionit që çoi në zbulimin e nje laboratori të përpunimit të kokaines.

Ky megaoperacion është kooordinuar nga SPAK , policia shqiptare, DEA amerikane dhe policia malazeze.
Në vendin ku u zbulua laboratori kanë zbarkuar kamiona policie , forca të shumta policore dhe efektive të policise malazeze pasi sasia e lendes narkotike kishte hyrë nga porti i Tivarit.

Droga u mbajt nën vëzhgim nga Mali i Zi deri në Frakull te Fierit ndërkohë qe sinjalizimi kishte ardhur me heret nga DEA.

Pas mbajtjes në vëzhgim u konstatua se porositesi është Viktor Cervanaku me djalin e tij te cilet mendohet se kane ne pronesi nje kompani të plehrave kimike.

Në shtepine e ish – kryekomunarit Viktor Cervanaku u gjeten 200 thasë me pleh kimik ku brenda tyre dyshohej se fshihej kokainë e ardhur nga Kolumbia.

Sipas kryeplakut te fshatit Fiqeret Mucaj , i thirrur për të qene prezent ne vendin e ngjarjes jane gjetur 200 thase me pleh kimik por mes tyre edhe fisheke.

Deri tani jane arrestuar me shume se 10 persona ne kuader te ketij operacioni mes te cilëve dyshohet për dy kolumbiane, te cilet do te benin ndarjen e kokainës nga plehu kimik por dhe Cervanaku me te birin te cilet ne momentin e operacionit nuk ka qene ne banese ne Frakullen e Madhe pasi prej me shume se nje viti jetojne e punojne ne Tiranë.

Banorët e zones shprehen te shokuar nga ngjarja teksa Cervanakun e cilesojne nje njeri te respektuar i cili i ka ndihmuar se tepermi gjate kohes qe ka qene kryetar komune.

Ne operacion gjate tre muajve thuhet se kane qenë të angazhuar mbi 60 oficere te policise se shtetit nderkohe qe drejtoria e policise se qarkut Fier nuk ka qene e perfshire ne kete operacion. Ne vendin e ngjarjes tre kamione te policise kane bere te mundur transportimin e thaseve nga Frakulla drejt Tiranes ku do te analizohet dhe perberja e tyre.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...