34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Kokaina në Fier me vlerë 40 mln euro, flet prokurori: “Kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, dhe një prej financuesve është identifikua”

Prokurori i çështjes Adnand Xholi në një deklaratë për mediat ka sqaruar detaje nga operacioni i finalizuar dje në Frakull të Fierit, ku u zbuluan 430 kg kokainë me vlerë 40 mln euro, në thasët me pleh kimik.

Ai tha se deri më tani janë ekzekutuar 10 masa sigurie për 10 shqiptarë, ndërsa pritet që në vijim të kapen edhe bashkëpunëtorët ndërkombëtar.

Xholi tha se operacioni ka qenë top sekret dhe nuk është dekonspiruar, ndërsa shtoi se  uk dihet data e saktë kur ka nisur ky aktivitet, por dihet se porosia e drogës është bërë në maj të 2022, ndërsa porosia për plehun kimik dhe hapja e kompanisë është bërë në janar të 2022.

Ai tha se kemi të bëjmë me një grup të struktura kriminal, ndërsa pyetjes së nëse financuesit mund të jenë shtetas shqiptarë që jetojnë ose veprojnë në Dubai, ai iu përgjigj duke thënë se “nuk është fallxhor” dhe se nga ajo që dihet deri tani, një nga financuesit është shqiptar dhe jeton në Shqipëri.

“Për rastin konkret për sasinë konkrete sikundër ka ardhur është bërë zhdoganimi në Shqipëri, ajo sasi, 24 ton po ajo është sekuestruar. Ky rast ka qenë në monitorim 24 orë në 24 dhe nuk ka lëvizur asnjë gram nga kjo lloj sasie. Një nga financuesit në Shqipëri është arrestuar.

18 mijë euro është vlera e blerjes së mallit atje, zhdoganimi mbetet për t’u verifikuar. Hetimet janë në vijim e sipër, masat e arrestit janë në ekzekutim e sipër, po presim momentin final se jemi të detyruar të ruajmë sekretin për të thënë nga janë subjektet dhe kur do të bëhet ekzekutimi i masave.

Po punohet me partnerët e huaj për bashkëpunëtorët jashtë Shqipërisë sepse patjetër ka bashkëpunëtor. Hetimet janë sekret, dhe është pamundur të jap gjeneralitetet, por janë 10 shqiptar, që tashmë janë ekzekutuar masat. Ne dimë që nga momenti që është bërë porosia, porosia është bërë në maj të 2022, ndërsa kërkesa për ta blerë pleh kimik dhe hapja e kompanisë.

Nuk ka pasur dekonspirim, ndërhyrja vjen kur prokuroria vlerëson se ka ardhur momenti për të ndërhyrë. Kemi të bëjmë me grup të strukturuar kriminal, dhe një prej financuesve është identifikuar. Jam prokuror jo fallxhor dhe nuk them dot se ku janë financuesit, por për atë që dimë, ai po është shqiptar dhe vepron në Shqipëri”, u shpreh ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...