31.4 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Dashnor Sula: “Refuzimi i uljes së TVSH për ushqimet e shportës do të thotë të mos duash mirëqenien e popullit tënd”

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka qenë një nga propozuesit e amendamenteve për buxhetin e 2023, i cili së bashku me deputeten Jorida Tabaku propozoi uljen e TVSH-së së ushqimeve bazë nga 20% në 6%, por ky propozim u hodh poshtë nga maxhoranca.

Sula shkruan se refuzimi i uljes së TVSH për ushqimet e shportës do të thotë të mos duash mirëqenien e popullit tënd!

Ai thekson se arsyen e vërtet se përse nuk u miratua ulja e çmimeve për ushqimet bazë e tha KLSH, 1 miliardë euro abuzim treguan edhe arsyen e vërtetë se përse Shqipëria ishte e fundit në rajon dhe Evropë për ndihmën që i dha qytetarëve dhe biznesit të ndershëm për përballimin e krizës ekonomike.

POSTIMI I PLOTË
🔴 Refuzimi i uljes së TVSH për ushqimet e shportës do të thotë të mos duash mirëqenien e popullit tënd!
📍Miqtë e mi sot në orët e para të mëngjesit, mazhoranca refuzoi një propozim timin dhe të koleges Tabaku për të ulur TVSH e ushqimeve bazë nga 20% në 6%. Nëse ky amendament do të ishte miratuar në 2023,veza, buka, qumështi, makaronat, vaji do të ishte 14% më i lirë.

📍Por, jo të dashur qytetarë. Në 2023 ju do të keni çmime më të shtrenjta. Ndërkohë shteti do arkëtojë më shumë para nga lekët tuaja. Sepse duke u rritur çmimet edhe taksa që merr shteti është më e lartë.

📍Arsyen e vërtet se përse nuk u miratua ulja e çmimeve për ushqimet bazë e tha KLSH. Gjetjet e auditimit të KLSH për periudhën Janar-Shtator 2022 me 1 miliardë euro abuzim treguan edhe arsyen e vërtetë se përse Shqipëria ishte e fundit në rajon dhe Evropë për ndihmën që i dha qytetarëve dhe biznesit të ndershëm për përballimin e krizës ekonomike. Kjo qeveri nuk kishte lek për qytetarët sepse ato kanë shkuar në xhepat e 10 pushtetarëve të lidhur me klientët e tyre të ngushtë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...