29.8 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Zhulali nga selia e PD: Dritë jeshile për protestën e 6 dhjetorit

Drejtuesja e Departamentit për Politikat me Jashtë Ilda Zhulali, ka bërë një deklaratë në selinë e Partisë Demokratike. Ajo ka komentuar rezolutën e fundit të Parlamenti Europian, i cili i ka dhënë një dritë jeshile PD-së për protestën që do të mbahet më 6 dhjetor, ditën kur në Tiranë do të mbahet për herë të parë samiti BE-Ballkani Perëndimor.

Zhulali gjithashtu është shprehur se Rama ka marrë goditje të fortë për Ballkanin e hapur, pasi PE nuk bazohet në rregullat e BE për këtë çështje.
Deklarata e plotë:

Parlamenti Europian me rezolutën e miratuar i është bashkuar Partisë Demokratike dhe Frontit opozitar në protestën kundër qeverisë shqiptare.
Pa pritur datën 6 dhjetor, kur opozita do të dalë për të theksuar pikërisht ato që shpalos Rezoluta, Parlamenti Europian i ka caktuar vijat e kuqe qeverisë dhe i ka hapur dritën e nderit dhe legjitimitetit manifestimit të Partisë Demokratike, ditën e Samitit BE-Ballkani Perëndimor që do mbahet në Tiranë.
Goditjen kryesore rezoluta ia ka dhënë ‘fëmijës së dashur’ të Edi Ramës dhe protektorëve të tij rajonalë e globalë, idesë së Ballkanit të Hapur. PE e thotë qartë: shprehim rezerva të forta për cdo nismë rajonale ekonomike, që nuk përfshin të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nuk bazohet në rregullat e BE, siç është Ballkani i hapur”.
Rezoluta njeh, mbështet dhe inkurajon vazhdimin e vendeve të rajonit me Procesin e Berlinit.
Edi Rama si target anti-europian shfaqet edhe në një paragraf tjetër të Rezolutës, ku bëhet fjalë për zgjerimin, dhe shtjellohet vendimi i Serbisë për të mos i vendosur sanksione Rusisë, ashtu si BE. Parlamenti Europian siguron se BE duhet të përparojë me negociatat e pranimit me Beogradin, vetëm nëse Serbia pajtohet me sanksionet kundër Moskës. Kryeministri i Shqipërisë, ndryshe nga PE, ka deklaruar se e kupton vendimin e Vucic për të mos i vendosur sanksione Putinit.
Partia Demokratike e përshendet rezolutën dhe përfundimet e saj, dhe i bën me dije partnerëve europianë se do të vazhdojë të jetë forca që, me bindje dhe koherencë, u përket dhe angazhohet për vlerat europiane të lirisë, demokracisë, sundimit të ligjit, të drejtave të njeriut.
Partia Demokratike u bën thirrje vendeve anëtare të BE që të mos e lejojnë Edi Ramën të përdorë Samitin BE-Ballkani Perëndimor si mjet propagande për tu thënë shqiptarëve se Europa e mbështet atë dhe qeverinë e tij.
Gjuha e rezolutës së PE dhe rekordi i Edi Ramës përputhet plotësisht, dhe në në këtë kuptim Partia Demokratike e përshëndet Rezolutën dhe kërkon që mjetet demokratike të trysnisë mbi qeverinë shqiptare të vijojnë.
Partia Demokratike dëshiron të përshëndesë edhe vendimin e parlamentit europian për të shpallur Rusinë “shtet terrorist”.
Në një rajon me shumë rreziqe, Putini është një prej tyre, dhe integrimi europian është e vetmja rrugë e arsyeshme për shqiptarët brenda dhe jashtë kufijve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...