28 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Berisha i përgjigjet akuzave të Bashës: “Njerëzit pranë tij të zhytur në aferën e Portit të Durrësit”,

Kreu i PD-së Sali Berisha i është përgjigjur sot akuzave të ish-kryetarit të PD-së Lulzim Basha se njerëz pranë tij janë të zhytur në atë që e quan afera e projektit të Portit të Durrësit.

Berisha sfidoi Bashën duke i kërkuar emra, teksa tha se flet me fakte konkrete.

“Atë e quaj megakrimin më të madh ekonomik dhe në mënyrën më absolute asnjë lloj qëndrimi tjetër nuk mund të ketë nga Sali Berisha. Për sa i përket njerëzve afër meje, ai le të thotë emra, unë po flas me emra. ish-administratori i kompanisë së tij i quajtur Oltjan Haxholli është gjetur se ishte administrator i Simphony Development Invest, i kompanisë që zyrtarisht ishte e Emarit në atë kohë. U gjet kjo, nuk e gjeta unë. Dhe ai tha dhashë dorëheqjen dhe është e vërtetë që ka një akt dorëheqje, por problemi është se gazetarët janë të tmerrshëm.

Gazetarët hetuan dhe ia gjetën e-mailin, numrin e telefonit, që të gjitha të përbashkëta të dy kompanive punonin dhe i gjetën të përbashkëtat dhe shkëmbimet që Oltjan Hoxhalli kishte me këtë kompani. Pra vazhdonte. Unë po them fakte konkrete. Nga na doli ky. Unë nuk po them dhe gjëra të tjera të cilat janë po kaq përvëluese sa këto. Po them kaq se janë publikisht të njohura”, tha Berisha.

 

 

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...