8.5 C
Tiranë
Friday, January 30, 2026
spot_img

Presidenti Begaj për tërmetin e 26 nëntorit: “Kontributi dhe forca për t’a përballuar si një familje e madhe, ende sot më emocionojnë”

Presidenti i Republikës Bajram Begaj me anë të një postimi në Facebook ditën e sotme ka dërguar një mesazh ngushëllimi për viktimat e tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, teksa tha se ngjarja ishte një tragjedi e vërtetë njerëzore.

Begaj shkroi se Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuan në përballimin e pasojave të tij, kontribut që ishte jetik për mijëra familje.

Postimi i plotë:

Tërmeti i 26 nëntorit 2019, ishte tërmeti më i madh që goditi vendin tonë në 40 vjet, duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë njerëzore si dhe dëme materiale të pallogaritshme. Mendimet tona shkojnë në kujtim të 51 viktimave të asaj ngjarjeje të dhimbshme.
Me mijëra shqiptarë, brenda dhe jashtë vendit, dhanë gjithçka nga vetja për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga pasojat e tërmetit. Kontributi dhe forca e treguar nga populli shqiptar për të përballuar si një familje e madhe ato ditë të vështira, ende sot më emocionojnë e më japin shpresë për gjërat e mëdha që mund të bëjmë kur ekziston vullneti i përbashkët.

Shqipëria do t’i jetë përgjithmonë mirënjohëse të gjitha shteteve që kontribuan në përballimin e pasojave të tij, kontribu   t që ishte jetik për mijëra familje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...