26.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Shirat përmbytin jugun e Italisë, 10 persona të zhdukur në ishullin në gjirin e Napolit

Një grua ka vdekur dhe 10 persona rezultojnë të zhdukur pas një stuhie të fortë që shkaktoi rrëshqitje dheu në ishullin italian të Ischia.

Ishulli,në Gjirin e Napolit, u përfshi nga shi i madh gjatë natës, me rrëshqitje të dheut që goditi fshatin Casamicciola Terme herët të shtunën në mëngjes, duke përmbytur shtëpi e disa makina.
Zëvendëskryeministri Matteo Salvini kishte thënë se tetë persona kishin vdekur. Por, deri të shtunën në mbrëmje pati vetëm një vdekje të konfirmuar me 10 persona ende të zhdukur.

Viktima e parë u konfirmua se ishte një grua, trupi i së cilës u gjet nga ekipet e shpëtimit, sipas një konference për media nga prefekti i Napolit, Claudio Palomba, shkruan The Guardian.

Ai tha se disa nga ata që u raportuan të zhdukur më herët u gjetën të sigurt, duke përfshirë një familje me një foshnjë të porsalindur, por rreth 10 persona të tjerë ishin ende të zhdukur nga mesi i pasdites.

Përpjekjet e shpëtimit u penguan nga reshjet e vazhdueshme dhe erërat e forta, të cilat gjithashtu vonuan tragetet që sillnin përforcime.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...