38.3 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

“Jemi kombi më i vjetër në Ballkan”/ Mediu: “Nëse nuk mësojmë nga historia jemi të dënuar ta përsërisim, një ditë do jemi bashkë në BE”

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka deklaruar në fjalimin e tij nga foltorja e Kuvendit ku po mbahet seanca e përbashkët mes Kuvendeve të Kosovës e Shqipërisë, se duhet të mësojmë nga gabimet ose ndryshe do i përsërisim ato.

Ai shtoi se kombi nuk është trofe politik, por është mbi çdo politikë.

“Jemi kombi më i vjetër në Ballkan. Jemi sot dy shtete e një komb i ndarë. Nëse nuk mësojmë nga historia jemi të dënuar ta përsërisim. Një ditë do jemi bashkë në BE, detyrim ndaj historisë dhe atyre që bënë historinë e sakrifikuar jetën.

Si mund të ndalojmë hemorragjinë e kombit tonë me largimin e të rinjve? Si mund të ruajmë vlerat e traditat tona në rrugën europiane e të mos shndërrohemi thjesht në numra? Jetojmë në një rajon me konflikte të reja e të vjetra. Serbia shpenzon 3 përqind të buxhetit për blerje armatimesh nga Rusia e Kina. Çfarë do kërcënojë ajo?

Serbia provokon në veri të Kosovës dhe mbështetet nga Rusia dhe përdor të njëjtën retorikë si Rusia në Ukrainë.
Nuk mund të kërkojmë kuptim me të tjerët e kundërshtarët nëse nuk kemi kuptim me njëri tjetrin. Kombi nuk është trofe politik, është mbi çdo politikë.
Çdo politikë hapje apo bashkëpunimi ynë duhet të ndaloje influencën e Rusisë në rajon.
Kjo botë nuk nis e nuk mbaron me ne, duhet ne të jemi ata që gjejmë vendin që na takon. Të jemi bashkë si shqiptarë i pëlqejmë apo jo njëri tjetrin.
Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha, por mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe”, tha ai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...