25.8 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

“Rusët po vjedhin çtë munden dhe po largohen nga centrali bërthamor i Zhaporizhia”, raporton shefi i firmës së energjisë bërthamore

Ka disa raporte që sugjerojnë se forcat ruse mund të mendojnë të largohen nga centrali bërthamor i Zaporizhia. Kështu ka thënë Petro Kotin, shefi i firmës shtetërore të energjisë bërthamore të Ukrainës, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

“Javët e fundit ne po marrim në mënyrë efektive informacionin se janë shfaqur shenja se ata ndoshta po përgatiten të largohen nga (uzina)”, citohet të ketë thënë Kotin në televizionin kombëtar.
“Së pari, ka një numër shumë të madh raportimesh në mediat ruse se ia vlen të lirohet (fabrika) dhe ndoshta ia vlen t’i jepet kontrolli (i saj) (Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike – IAEA)”, ka thënë ai, duke iu referuar mbikëqyrësit bërthamor të Kombeve të Bashkuara.
“Krijohet përshtypja se ata po paketojnë valixhet dhe po vjedhin gjithçka që munden”.

Një lajm i tillë vjen disa ditë pas largimit të forcave ruse nga qyteti Kherson. I pyetur nëse ishte shumë herët për të folur për largimin e trupave ruse nga uzina, Kotin tha në televizion: “Është shumë herët. Ne nuk e shohim këtë tani, por ata po përgatiten (të largohen)”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...