21.5 C
Tiranë
Sunday, September 29, 2024
spot_img

Meta uron shqiptarët: Lavdi përjetë 28 nëntorit, përulemi me nderim para veprës së Ismail Qemalit

Sot në ditën e 110 vjetorit të pavarësisë, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka uruar qytetarët shqiptarë.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhet të jenë “pishtari” i shqiptarëve për të ecur përpara.

 

“Sot në Ditën e Flamurit Kombëtar, përulemi me nderim para veprës së ndritur të Ismail Qemalit dhe Etërve të Pavarësisë, që 110 vjet më parë themeluan shtetin modern duke patur për ideal të shenjtë vetëm Atdheun dhe fatet e Tij. Patriotizmi, sakrificat dhe gjaku i derdhur për Flamurin Kombëtar duhen të jenë në çdo kohë pishtari që na ndriçon mendjet dhe udhën e duhur ku duhet të ecim për të mbrojtur Shqipërinë nga çdo rrezik i ri dhe për ta bërë këtë tokë të bekuar sa më të begatë, ku sot e mot të gjithë shqiptarët dhe fëmijët e tyre të jetojnë me dinjitet dhe krenari. Lavdi përjetë 28 Nëntorit të Gjergj Kastriot Skënderbeut, Ismail Qemalit, Isa Boletinit dhe Adem Jasharit!”-shkruan Meta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT