30 C
Tiranë
Wednesday, June 24, 2026

Lionel Mesi flet pas triumfit ndaj Polonisë: Jam i zemëruar, sepse humba penalltinë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Mesi, shpërdoroi një 11-metërsh në minutën e 39-të në duelin ndaj Polonisë, por ky gabim i “Pleshtit” nuk ndikoi në rezultatin e ndeshjes, teksa Argjentina triumfoi me shifrat 2-0.

Në prononcimin pas ndeshjes që solli kualifikimin Mesi u shpreh:
“Jam i zemëruar që humba penalltinë, por skuadra doli më e fortë pas gabimit tim. E dinim që pasi goli i parë të shënohej, do të ndryshonte lojën dhe ata do të hapeshin. Ndeshja e mëparshme na dha shumë qetësi dhe ne dolëm në fushë duke menduar se duhej të fitonim”, tha Mesi.

Ai foli gjithashtu për shanset e ekipit të tij pasi kaloi në 16-shen si fitues i grupit.

“Ndeshja kundër Australisë do të jetë shumë e vështirë. Çdokush mund këdo, gjithçka është shumë e barabartë. Ne duhet ta përgatisim ndeshjen në mënyrën më të mirë siç bëjmë gjithmonë. Ne duhet të jemi të qetë dhe të shkojmë ndeshje pas ndeshje. Tani fillon një Botëror tjetër dhe shpresojmë se mund të vazhdojmë të ruajmë atë që bëmë sot”, tha Mesi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...

Hungari: Arrestohet 30-vjeçari që dyshohet se ruante dhe konsumonte pjesë trupash njerëzore

0
Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Hungari, ku autoritetet kanë arrestuar një 30-vjeçar të vetëshpallur si kanibal, i dyshuar për posedim dhe përdorim...

APP propozon masa ndaj zyrtarëve në Vlorë pas auditimit të 64 tenderëve: “Shkelje në...

0
Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka evidentuar një sërë shkeljesh në procedurat e prokurimit të kryera nga Ndërmarrja e Shërbimeve Publike të Bashkisë...

Senati kufizon kompetencat e Trump për veprime ushtarake ndaj Iranit: ‘Rezolutë e parakohshme dhe...

0
Senati i Shteteve të Bashkuara ka miratuar një rezolutë që synon të kufizojë aftësinë e Presidentit Donald Trump për të ndërmarrë veprime ushtarake të...

“Jetmir Pepa arrestohet në Dubai dhe pritet ekstradimi drejt Shqipërisë” – Si u lokalizua...

0
Jetmir Pepa, i shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK), është arrestuar në Dubai dhe pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë për t’u përballur...