14.5 C
Tiranë
Thursday, April 30, 2026
spot_img

Vjedhja e 2.2 mld eurove nga Bitcoin/ Berisha: “Edi Rama ortak me Amant Josifin”

Kreu i PD Sali Berisha ka bërë akuza të forta gjatë një komunikimi të zhvilluar me gazetarët këtë të premte. Berisha ndërsa foli për vjedhjen 2.2 mld eurove nga Bitcoin tha se kryeministri Edi Rama ka mbështetur Amant Josifin

“Të dikton çdo gjë pa asnjë bazë, asnjë fakt pavarësisht se ekspertët kanë thënë se të gjitha shpenzimet janë të mbuluara nga burime të qarta. Ky thotë të kundërtën. Detyroi një media të shitet aty ku deshi. I bëj thirrje atij pronarit se nëse do ta shndërrosh në artopolant të Endri Fugës do të përballet me pasoja të mëdha. E keni marrë vesh ju, nga pronari në pronar. Në një kohë 6 mujore vendos në terror tre mjete që në kompleks përbënin rrjete anitcensurë. Nuk them se kanë pasur linjë editorale në favorin tonë. Nuk e kërkoj unë atë. Por ato të ruajnë garanci për anticensurë. Siç janë portalet, e kuptoj që portalet abuzohen por sërish mirë që janë. Shqipëria po përjeton ditët më të zeza që nga koha e diktaturës për fjalën e lirë. Ne nuk mund të pajtohemi me këtë.  Një njeri i civilizuar nuk mund të veprojë në këtë mënyrë. Këtu një mik i madh, aty ligjit i vihet rruspa. Mbrëmë kishte nxjerrë blindat në rrugë, prisni kur të thotë ma kërkuan Europiantë, të gjitha gënjeshtra. Europianët kërkojnë të respektohen të drejtat e qytetarëve. Thirrje organeve të BE të mos pranojnë teatralizimin e qytetit , është e turpshme. Vjedhja e 2.2 mld eurove nga rrjeti Amant Josifit. Ortakut të Edi Ramës, me dokumente. Edi Rama ortak me Amant Josifin. Amant Josifi i mbuluar politikisht nga Edi Rama dhe Olta Xhaçka, sepse ka qenë këshilltari i saj…Se noter Amanti në të gjitha mafizotetet e tij ka pasur Natasha Xhaçakën, mamin e ministres strategjike. Nuk është fenomeni izoluar, truri i kësaj vjedhje është Olti Rama , bashkëshortit i Olta Xhackes dhe jo më pak, Pranvera Straktosha. Natasha dhe Pranvera kanë qenë në ndjekje penale për adoptime. Mafia e adoptimin e fëmijëve, por strumbullar është qeveria në këtë aferë. Është e katërta herë që e denoncoj. Ku është Amantia? E njoftuan dhe ia mbathi. Disa burime më thonë se ka shuar në Dubai. Të gjitha Bitcoin e vjedhur…

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...