22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Vendet e BE me në fund do të përdorin telefonin gjatë fluturimit

Pasagjerët e linjave ajrore në vendet e BE-së do të mund të përdorin së shpejti telefonat e tyre celularë gjatë kohës së udhëtimit.

Komisioni Evropian ka vendosur se mjetet fluturuese mund të ofrojnë teknologjinë 5G në bord, bashkë me shërbime të tjera më të ngadalta të aksesueshme nga telefoni.

 

Kjo do të thotë se udhëtarëve nuk do t’u kërkohet më t’i vendosin celularët e tyre në modalitetin për avionët.

Afati që shtetet anëtare t’i bëjnë frekuencat e rrjeteve 5G të përdorueshme për mjetet fluturuese civile është 30 qershori i vitit 2023.

Kështu, gjatë qëndrimit në sediljet e tyre, pasagjerët do të mund të kryejnë dhe marrin telefonata, si dhe të aktivizojnë aplikacionet që ofrojnë muzikë apo video.

Për komisionerin e BE-së për Tregun e Brendshëm, Thierry Breton, kjo lëvizje do të bëjë që shërbimet inovative për njerëzit dhe kompanitë të zhvillohen.

“Qielli nuk është më kufi, kur vjen fjala tek mundësitë e ofruara nga teknologjia e lartë”, ka deklaruar Breton.

Që prej 2008-s, komisioni evropian i ndalon frekuencat e rrjeteve të shpejta për mjetet ajrore, duke lejuar vetëm pak shërbime që kërkojnë internet me shpejtësi të ulët.

Tani, përmes rrjetit 5G shpejtësia e internetit do të jetë 100 Megabajt për sekondë, duke bërë që një film të shkarkohet në vetëm pak minuta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...