22.3 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Salianji për prishjen e “Prestige Resort”: “Ai do që të ketë media t’i ketë nën kontroll të plotë, nëse i del kundër merr hakmarrje personale”

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji e ka konsideruar një akt banditesk mësymjen e punonjësve të IKMT-së dhe policisë së shtetit për prishjen e “Prestige Resort”.

Sipas deputetit demokrat, kjo ndërhyrje nuk ndodh as në luftën mes bandave. I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Salianji tha se Rama ka zgjedhur edhe ditët e pushimit për të prishur resortin.

Duke u ndalur tek procedurat ligjore, Salianji tha se ato nuk janë respektuar, duke bërë që institucionet të ndjekin direkt urdhrat e Ramës.

Salianji: Ai do që të ketë media t’i ketë nën kontroll të plotë. Nëse i del kundër atij, i jep hapësirë problematikave të qytetarëve, atëherë ai shqetësohet. Ndërmerr hakmarrje personale. As në luftën mes bandave nuk ndodh kjo ndërhyrje. Prestige është e zaptuar nga disa njerëz.

Pyetje: Si e shihni veprimin e policisë së shtetit për të nxjerrë punonjësit dhe pushuesit?

Salianji: Kjo ka bashkuar opozitën në qëndrim. Shprehen të shqetësuar, madje edhe për persona që kanë qenë dashakeqës ndaj këtij grupi mediatik. Jemi në kushtet kur është një ndërtim me leje që është dhënë nga kryeministri. Nuk ka ndërtim si ata përbindëshat në Tiranë. Nëse do kishte paligjshmëri, do të ndodhte ndërhyrja në momentin e parë. Ecet në mënyrë të kundraligjshme. Kërcënohet media. Nëse do ishte bërë një ndërtim i paligjshëm, ka nxjerrë një akt normativ në Tiranë kryeministri. Konfiskohen dhe u lejohet parablerja. Nuk pyet kryeministri për këtë ndërtim. Gjykata që duhet të jetë garantë, nënshtrohet ndaj kryeministrit. Nuk ka një interes publik këtu. Pse nuk presin institucionet dhe të shprehet gjykata. Pse vazhdohet me këta njerëz me kapuç.

Është Edi Rama, s’ka gjykatë këtu. Sepse nëse do kishte, gjykata do kishte hedhur shortin me urgjencë. Rama do të jetë i sigurt 100%. Nëse nuk e zbatojnë urdhrin, i pret burgu. Nuk udhëhiqen nga ligji, por nga kryeministri. Prandaj ka zgjedhur dhe ditën e diel për të bërë prishjen, të kënaqë hakmarrjen e vetë primitive. Si pritë, si kurth në ditë që janë nxjerrë punonjësit, administrata.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kam qarë më shumë se kur më vdiq babai” – Marjana Koçeku kërkon falje...

0
Një zhvillim i ri është regjistruar në Kuvend, ku Marjana Koçeku është zëvendësuar në ulësen parlamentare nga Briseda Çakërri. Çakërri është sistemuar në vendin që...

“Sa herë u çirren maskat, sulmojnë në kor!” – Ardit Bido akuza Berishës, Belerit...

0
Një përplasje e re politike është regjistruar në skenën publike, teksa deputeti i Partia Socialiste e Shqipërisë, Ardit Bido, ka hedhur akuza të forta...

Fund tragjik për Eglant Koçin? Trupi gjendet në një humnerë, droni i policisë çon...

0
Pas rreth dy javësh kërkime intensive, është gjetur një trup i pajetë që dyshohet se i përket 34-vjeçarit Eglant Koçi, i cili rezultonte i...

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...